Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në Lushnjë: Çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne, çdo qytetar i pa parti duhet të bashkohet me ne

16/03/2023
Berisha në Lushnjë: Çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne, çdo qytetar i pa parti duhet të bashkohet me ne
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne, çdo qytetar i pa parti duhet të bashkohet me ne, tha sot në Lushnjë kreu i PD, Sali Berisha.

Sali Berisha: Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet që ndajnë historinë sepse ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë dhe të ndalojmë këtë katastrofë, shkretim të kombit dhe vendit tonë. Në harkun kohor prej 8 vitesh nga Shqipëria kanë emigruar në BE, 937 mijë shqiptarë, po të përfshihen edhe vendet jo Shengen, kjo arrin mbi 1 mln.

Po të ecnim me këto ritme në 16 vite nuk dihet se kush do të jetë më në Lushnje dhe Shqipëri. Por të ndalemi pak.

Marrim vetëm Lushnjen, me fushat e saj, kodrat e kodrinat e saj valëzuese, brigjet, rërën, lagunat mrekulli natyrore, me njerëzit e saj punëtorë të ndershëm, atdhetarë me traditën e saj të themelimit të pluralizmit, vendosjes së pavarësisë së vendit, kjo Lushnje në të vërtetë është një parajsë tokësore dhe nuk mund të përfytyrojë njeriu një parajsë tjetër më të bukur se Lushnja me gjithçka ka nga natyra dhe njerëzit e saj.

Por kjo nuk është vetëm Lushja, kjo kudo është Shqipëria dhe megjithatë Lushnja, Shqipëria braktiset sikur të ishte jo tokë e bekuar, por tokë e mallkuar. Megjithatë Lushnjarët punëtorë, atdhedashës, shqiptarët ardhedashës, largohen, braktisin me qindra në ditë, me mijëra në javë vendin e tyre, më shumë se sirianët që janë në luftë civile dhe të tjerët që janë konflikte.

Çfarë po ndodh me ne? Është koha që të shtrojmë këtë pyetje, çfarë do që jemi, demokratë, socialistë pa parti. Duhet të ndalemi çfarë po ndodh me ne. Një regjim ka vendosur monizmin, monizmat janë dramat më të mëdha të popujve në histori. Por nuk ka popull në botë ta dijë më mirë se ne shqiptarët se çfarë do të thotë monizëm, ne e kaluam atë për gjysëm shekulli.

Sot ne kemi një pushtet, kemi një njeri i cili ka në duart e veta çdo pushtet, ka pushtet më shumë se Ramiz Aliaj në vitin 1991. Sot kemi në pushtet një njeri i cili prodhon nga mëngjesi në darkë vetëm keqësi dhe negativitet për shqiptarët. Sot kemi një qeveri në të cilën të drejtat e qytetarëve shkelmohen me këmbë. Sot ne kemi një qeveri e cila varfëron dhe mjeron qytetarët e saj me vjedhjet që bën, çdo orë, çdo ditë, çdo stinë, çdo muaj, dhe çdo vit.

Atëherë a duhet të vazhdojmë ne të ecim të përgjumur, a duhet të vazhdojmë ne të qëndrojmë indiferent. Çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne, çdo qytetar i pa parti duhet të bashkohet me ne. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.