Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se prania e DEA-s është e domosdoshme sepse Rama ka shkatërruar SHISH-in.
Deklarata:
Përshëndes përzemërsisht instalimin e DEA në Shqipëri.
U bëj thirrje qytetarëve të dërgojnë çdo informacion që kanë në interesin më të mirë për vendin.
Siç përcjellin te qytetari dixhital, le të shumëfishojnë informacionin dhe të kontribuojnë në luftën që kjo njësi ka ardhur për t’i bërë drogës.
Është sot më e domosdoshme sepse SHISH me Kanushin e Ramës, ka marrë një goditje shumë të rëndë në këtë aspekt.
Siç e dini, ai ka shkatërruar strukturat 20-vjeçare të luftës kundër drogës dhe terrorizmit dhe ka kryer një akt të papërgjegjshëm.
Pasi unë e denoncoj këtu, ai gjen një gazetar dhe përpiqet përmes tij, të justifikojë vendimet që ka marrë.
Ia them këtu tani, se thoshte që njëri prej tyre kishte kushëririn trafikant. Edhe ai ka kushëririn e parë të gruas terrorist. Kjo nuk do të thotë që ai ka lidhje me të, sikundër ai drejtori që ka kryer atë detyrë prej 20 vitesh dhe ka kaluar disa shefa të shërbimit, nuk mund të largohet se pse një kushëri i tij, pa asnjë lidhje kryen veprimtari kriminale.
Ai largohet nëse ka injoruar veprimtarinë e kushëririt të tij për ndjekjen e problemit. Por ai këtë qëndrim ka mbajtur me grupin antidrogë të SHISH, me grupin antiterrorist dhe ai e ka çuar SHISH në një situatë jashtëzakonisht të rëndë.
Me këtë rast qytetarët janë të ftuar t’ia dërgojnë DEA-s çdo informacion që ata marrin për çdo aspekt për drogën. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/