Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kandidati Belind Këlliçi reagon për mosregjistrimin e “Lëvizjes Bashkë” në zgjedhjet lokale

09/03/2023
U padit për shpifje nga Ardian Çela, Belind Këlliçi merr pafajësi të plotë nga Gjykata pas denoncimeve për krime zgjedhore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi reagoi për mosregjistrimin e “Lëvizjes Bashkë” në zgjedhjet lokale me vendim të KQZ.

Deklarata: Veliaj frikë nga gara e ndershme

Bashkëqytetarëve tanë të Lëvizjes BASHKË iu është mohuar regjistrimi në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ky vendim absurd i KQZ-së i heq qytetarëve një alternativë nga fleta e votimit, e bashkë me të mundësinë të zgjedhin lirisht forcën politike që i përfaqëson.

Në dijeninë time Lëvizja BASHKË qëndron majtas dhe synon vota të majta. Personalisht nuk kam asnjë pikëprerje me ideologjinë dhe identitetin e tyre politik. Unë mendoj se konkurrenca sjell alternativa për qytetarët dhe se kjo lëvizje gëzon të drejtën kushtetuese të jetë alternativë.

Nuk ka rëndësi na pëlqejnë apo jo, i mbështesim apo jo. Nuk ka as rëndësi nëse janë kundërshtarë tanë politikë. Kjo që ka ndodhur sot është një padrejtësi e madhe, jo vetëm për Lëvizjen BASHKË dhe mbështetësit e saj, po për të gjithë qytetarët që besojnë te pluralizmi, shteti i së drejtës dhe demokracia.

Ky vendim vjen fill pas atij të Gjykatës së Apelit për ngjarjet e vjetshme në Partinë Demokratike. Pushtetarët e qeverisë qendrore dhe lokale synojnë të na organizojnë përsëri votime moniste njëpartiake si ato të vitit 2019. Tre janë arsyet:

1. Veliajt i ka ngelur ora në 2019-n.

2. Veliaj ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe gara e ndershme, sepse nuk është produkt i një gare të brendshme por gjithnjë i emëruar.

3. Frikë nga diferenca e rezultatit, aq sa urdhëron fshirjen nga lista të një partie të vogël të sapokrijuar.

Këto vendime janë produkt i frikës. Forca që lëviz Veliajn është frika. Frika nga zgjedhjet e lira, nga imazhet pa censurë, nga intervistat pa skenar, nga mëkatet mullar, nga letrat që ka firmosur dhe miqtë që ka fundosur. Dy janë frikat e tij më të mëdha, gara e ndershme dhe e vërteta. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.