KËLLIÇI NË TAKIME/ Mungesa e hapësiravë të gjelbërta, taksat e shtuara, papunësia...

KËLLIÇI NË TAKIME/ Mungesa e hapësiravë të gjelbërta, taksat e shtuara, papunësia dhe mungesa e investimeve, çfarë solli Veliaj në Komunën e Parisit

32
0
Shares

Mungesa e hapësiravë të gjelbërta, taksat e shtuara, papunësia dhe mungesa e investimeve, shqetësimet e banorëve të njësisë 5 në Tiranë. Belind Këllicci vijon turin e takimeve me qytetarët.

Kandidati i Partisë Demokratike Belind Këllicci, zhvilloi një tur takimesh me qytetarë të cilët banojnë në zonën e “Komunës së Parisit”, në njësinë 5.
Hapësirat e gjelbërta të munguara, papunësia, apo dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë ishin temat e bisedave që Këllicci ndau me banorët e kësaj zone.

Përgjatë ecjes së tij Këllici zhvilloi takime dhe me operatorë të biznesit e vogël, i cili vuan sot mungesën e vëmendjes nga bashkia dhe mbifaturimin e taksave, ku temë e diskutimit ishte ikja e të rinjve dhe nevoja për ndryshimin e këtij realiteti pas 14 majit.
Komuna e Parisit, njihet si një nga zonat me dendësinë më të madhe të ndërtimeve në Tiranë.

Në përfundim të takimeve Këllicci theksoi në postim në facebook: “Në Tiranë po zhvillohen paralelisht dy fushata, ekipi ynë në terren me qytetarët ndërsa kryebashkiaku në takime me administratën.

Tirana duhet të shembulli i parë i suksesit, lidere e ndryshimit për të gjithë vendit. Këtë do e realizojmë duke promovuar njerëzit e punës, jo të llafeve. Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që promovon Tiranën, jo veten”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY