Ilirjan Celibashi bllokon regjistrimin e Bashës në zgjedhje, 48 orë kohë partisë...

Ilirjan Celibashi bllokon regjistrimin e Bashës në zgjedhje, 48 orë kohë partisë së Bashës për të plotësuar dokumentacionin

28
0
Shares

Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi vendosi sot se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD e ka Lulzim Basha bazuar në dokumentat e depozituar në regjistrin e partive politike në gjykatë, por konstatoi mangësi të mëdha në dokumentacion duke kërkuar 48 orë për të plotësuar dokumentacionin.

Në lidhje me autorizimin e zotit Basha për z. Indrit Sefa dokumentacioni nuk është i plotë me parashikimet e kodit zgjedhor, nenin 64.

Akti autorizues duhet të jetë i qartë. Kush e autorizon është i qartë, edhe me personin që autorizohet nuk ka paqartësi, por nuk ka qartësi veprimi. Sipas dokumentit kjo qartësi nuk është e plotë apo e qartë. Duhej të shprehej në lidhje me procedurën që do kryente pra regjistrimin për zgjedhjet e 14 maj.

Përtej kësaj ka edhe një mangësi tjetër, pamundësia e kryetarit të PD nga kryetari. Çdo veprim tjetër mund të delegohet por jo deklarata e kryetarit të Partisë. Ajo është përgjegjësi dhe jo kompotencë. Përgjegjësia nuk mund të delegohet.

Duke analizuat të gjitha këto premisa vlerësoj se dokumentacioni i paraqitur nga Lulzim Basha nuk është i plotë dhe ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, ose më mirë deklaratën e kryetarit të Partisë.

Pas kësaj avokati i Bashës, Indrit Sefa deklaroi se kërkonte vendimin për të bërë ankim në komisionin rregullator.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY