“Edi Rama nuk rrit rrogat, por blen një vazo druri 4 mln...

“Edi Rama nuk rrit rrogat, por blen një vazo druri 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë”

49
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Mallakastër se Edi Rama nuk rrit rrogat, por blen një vazo druri 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë.

Berisha rendit faktet:

Çfarë thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit? Thotë se u vodhën në 9 muaj, për vitin 2022, janë vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë lekë. Sa është fondi i përgjithshëm i pagave, sa shpenzohet për rrogëtarët e gjithë Shqipërisë në 1 vit, 97 miliardë. Vidhen në 9 muaj, se viti shkon më tepër, 122 miliardë.
Ky nuk rrit rrogat, fluturon vetë me avion, me avion me dhomë gjumi, duke shkuar për fundjavë, për çdo gjë, duke shpenzuar 22 mln euro. Asnjë kryeministër nuk i lejon vetes një gjë të tillë.

Austria është një vend të paktën 10 herë në çdo aspekt më i pasur se ne. Kancelari i Austrisë ja ndalon qeverisë së tij dhe vetes udhëtimin me çarter. Ministrat në ekonomik klas, kurse ai vetë në biznes. Kurse Edi Rama mban avion në dispozicion, shpenzon në 137 fluturime 22 mln euro.
Edi Rama nuk rrit rrogat, por blen një vazo druri 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë, akt të cilin nuk ka zyrtarë në botë që ja lejon vetes.

Edi Rama nuk rrit rroga, pensionet, por shpenzon për vetura luksoze, shpenzon për qëllime krejtësisht të tjera dhjetëra e dhjetëra milionë euro, sikur të ishte i biri i mbretit të Arabisë apo i Bruneit, dhe kjo kryeministri i një vendi me probleme të mëdha, të cilit vetëm në këtë qytet janë qindra mos mijëra familje që numërojnë qindarkat për të mbyllur muajin pasi nuk marrin as rrogat e premtuara, pasi ua shkrinë uzinën dhe e kthyen në hekurishte sepse, vodhën qindra milionë euro kredi dhe tani duhej eliminuar që të shënuar falimentimin dhe për të mbajtur për vete paratë e vjedhura. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY