Berisha: Yuri Kim nuk ka të drejtë dhe moral të flasë për...

Berisha: Yuri Kim nuk ka të drejtë dhe moral të flasë për zgjedhjet, shkoi dhe uroi Ramën për zgjedhjet më të vjedhura në histori

25
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot nga Mallakastra se Yuri Kim nuk ka të drejtë dhe moral të flasë për zgjedhjet, shkoi dhe uroi Ramën për zgjedhjet më të vjedhura në histori.

Deklarata e Berishës:

Ata që u përpoqën të ju tradhëtojnë ju, të ju futin thikën ju, ata kanë përfunduar dhe do të përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën, i paguar nga Edi Rama.

Ja ku është Lulzim Brava, i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja Amerikane. Tani i them, zonjë ja ku e ke, një kalbësirë politike, merre. Kundër PD-së, kundër jush, kundër demokratëve, u vërsul me të njejtën egërsi si McGonigal,

Mcgonigali me fustan që quhet Yuri Kim.
Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. Tani do i them nja dy fjalë këtu se nuk dua të ndalem; nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund të ju shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin.

Shqiptarët kanë shumë probleme, por një gjë, ai që lexon çdo të huaj, ata përshkruajnë që janë inteligjentë, nuk ua hedh dot, të duket se ua hedh, por askush nuk ua hedh atyre.
Pra a është kjo demokratë e demokrate, saga e një qëndrese të jashtëzakonshme që do të ju bëjë krenarë ju dhe fëmijët tuaj në brezat që vijnë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY