Ilir Meta zbardh korrupsionin e qeverisë dhe blerjen e votave gjatë takimit...

Ilir Meta zbardh korrupsionin e qeverisë dhe blerjen e votave gjatë takimit me Yuri Kim

54
0
Shares

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pati një takim për afro 1 orë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Gjatë takimit, Meta u shpreh se ka nënvizuar situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë, për shkak të bllokimit antikushtetues dhe të paligjshëm nga ana e qeverisë.

“Bllokimi i Komisioneve Hetimore, interpelancave dhe një serie projektligjesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozitës, do të thotë rrëmbimi defakto i Parlamentit nga Qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen si dhe bllokim i adresimit në Kuvend të shqetësimeve shumë të mëdha të qytetarëve në lidhje me qeverisjen, e veçanërisht më korrupsionin”, ka deklaruar kreu i PL.

Gjithashtu, Meta ka theksuar gjatë takimit veprimtari klienteliste, në funksion të manipulimit dhe shitblerjes së votës, që lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet e 14 Majit.

“Korrupsioni galopant dhe endemik vetëm se po thellohet dhe nuk ka asnjë përmirësim apo ndryshim të situatës, se ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafiqeve dhe veprimtarisë kriminale në vend, gjë e cila ka sjellë një rëndim të situatës së rendit publik dhe të qetësisë së qytetarëve”, tha Meta gjatë takimit, duke përshëndetur  angazhimin e DEA-s në Shqipëri, lidhur me veprimtarinë e narkotrafikut dhe problemet kritike që lidhen me të.

Ai konfirmoi vullnetin e palëkundur të Partisë së Lirisë për të kontribuar për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve europiane, që sipas tij “do t’i jepnin fund monizmit në pushtetin lokal”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY