Deputeti Enkelejd Alibeaj takoi sot ambasadoren anerikane duke i shfaqur asaj shqetësim për çështje anësore të zgjedhjeve lokale.
“Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.
Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale”, poston në twitter Alibeaj fill pas takimit.
Deputeti nuk i ka zënë me gojë ambasadores edhe përdorimin e gjykatave nga qeveria për zgjedhjet, financime e premtime publike në kundërshtim me ligjin zgjedhor si dhe blerjen e votave, skemën e activ1stit, etj.
Takimi i Yuri Kim me Alibeaj vjen një ditë para vendimit të KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/