Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, me iniciativë të familjarëve, përkujtoi sot poetët mësues Vilson Blloshmi dhe Genc Leka tënderuar me titujt “Mësues i Popullit“, “Nderi i Kombit“ , “Martir i demokracisë“.
Sot, në prag të festës së mësuesit, i përkujtojmë përmes krijimtarisë së tyre letrare, të sjellë në librin “Kur bota ish në gjumë”, nga botuesi Bardhyl Musai, në të cilin çdo poezi shoqërohet me komente që e shtyjnë lexuesin të perceptojë poetikisht tekstin.
Gjatë aktivitetit u mbajtën fjalët e organizatorëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, në praninë e familjarëve tëpoetëve, përfaqësuesve të shoqatave, të universiteteve të vendit dhe studentëve, studiuesve, kërkuesve shkencorë, institucioneve publike e joqeveritare dhe nxënësve nga shkolla të mesme në vend.
Fjalën e hapjes e mbajti kryetarja e Autoritetit, znj. Gentiana Sula, e cila tha ndër të tjera se: “Nuk ka moment më të thellëtragjik se sa ky i këtyre dy poetëve që u përcaktuan nga regjimisi shënjestra pikërisht për të “vërtetën e kithët por të plotë”. Me falenderime për bijat që e sollën këtë vepër të nevojshme, me një skemë të dobishme të kuptimit, botuesin prof. BardhylMusai, studiuesin Dr. Eris Rusi dhe profesoreshë, znj. Sula theksoi se: “Libri do të përfshihet në platformën mbi edukimin e AIDSSH në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportitdhe do të shërbejë si instrument i njohjes së diktaturës që nukkishte kufij në ndëshkim kur tentohej dalja prej tij si në rastin e dy poetëve”.
Në fjalën e tij, President i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj u drejtoi një mesazh të rinjve: “Të rinjtë tanë, veçanërisht ata që kanë lindur në periudhën e demokracisë, duhet të mësojnë për këtë pjesë të hidhur të historisë sonë, ku mijëra u vranë, u torturuan, u burgosën, u internuan dhe u persekutuan vetëm se mendonin ndryshe nga regjimi. Sepse ata besonin tek të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.
Bashkëorganizatore në aktivitet dhe në projektin dypalësh mes institucioneve, Ministrja Kushi, pasi përkujtoi me nderim dy poetët mësues, përgëzoi botuesin dhe bashkëpunëtorët e këtij botimi, duke e parë si vlerë të shtuar për platformën digjitale “Burime mësimore të hapura 1944-1991”, iniciuar nga Autoriteti në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Prof. Musai si botues dhe studiues foli për veçoritë e botimit të këtij libri krijimtaritë letrare të Vilson Blloshit dhe Genc Lekës.
Simon Mirakaj, ish anëtar i Autoritetit, rrëfeu për të rinjtë e pranishëm fakte nga jeta e vështirë në kampet komuniste ku të internuarit, mes tyre dhe vetë, kaluan një jetë pa liri, me vështirësi ekstreme ekonomike dhe nën presionin e operativëve të Sigurimit të Shtetit si dhe pushtetarëve lokalë komunistë.
Mes emocionesh, Enerjeta Blloshmi, vajza e Vilsonit, ndau me të pranishmit përjetimet e së shkuarës, kalvarin e vështirësive si pasojë kësaj të shkuare.
Prof. Lili Sula dhe Dr. Eris Rusi analizuan tekstin e librit nga pikëpamja e kritikës letrare dhe vlerësuan maksimalisht punën e bërë me librin. Në mbyllje, nxënës të pranishëm recituan, nën tingujt e violinës, disa nga poezitë e Blloshmit dhe Lekës.
Vilsoni Blloshmi lindi në Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Pas përfundimit të shkollës, kthehet në fshatin e tij të lindjes, ku do të merrej me bujqësi e punë në minierë. Pasioni e shtynte tëpërkthente dhe shkruante poezi, por shtypi dhe shtëpitë botuesetë kohës ia mbyllnin dyert për “biografi të keqe”. Regjimi i kish vënë damkën e kulakut.
Katër muaj para se ta fusnin në burg, letërkëmbimi, ditarët, poezitë dhe përkthimet e Vilson Blloshmit u sekuestruan nga policia. Shteti që e kishte ndaluar të merrej me letërsi, papritur po interesohej posaçërisht për këtë krijimtari letrare të shkruar në fshehtësi dhe të kyçur nëpër sëndukë.
Genc Leka, po ashtu lindi në Bërzeshtë. Që në bankat e shkollëse përndoqën spiunët dhe agjentët e shërbimit të Sigurimit. Netëve, kur nuk e zinte gjumi, mblidhej në aneksin, ku ishte dhe një sënduk me libra dhe përkulej mbi shkrimet e tij. Lexonte edëgjonte Moxartin, Shubertin. Proza lirike e Paustovskit me personazhet e tij, me tipa pak rebelë, të lënë mënjanë nga shoqëria, i pëlqenin. Në letra të stolistura poezish hidhte mendimet, në të cilat jo rallë i kalonte edhe mendimi i vdekjes. I afërt e i largët njëkohshëm për poetin.
Poetët u arrestuan në fund të gushtit 1976 dhe u pushkatuan në korrik të vitit 1977, me një akuzë të stisur e të rreme: Sabotimnë ekonominë bujqësore të fshatit, agjitacion e propagandë.
Pas vitit 1991 u provua me dokumente që Vilson Blloshmi dheGenc Leka nuk kishin kryer asnjë krim, sabotim a propagandë, andaj u shpallën zyrtarisht martirë.
Aktiviteti u zhvillua në funksion të pasurimit me burimore për Plaformën e Edukimit të Autoritetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/