Gjyqi për inceneratorët e Elbasanit, të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Gjyqi për inceneratorët e Elbasanit, të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

34
0
Shares
Ndertimi incneratorit te Elbasanit

Gjykata e Posaçme shqyrtoi sot kërkesën e SPAK në seancë paraprake lidhur me të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako ndërsa të dy kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Edhe të pandehurit e tjerë kanë paraqitur të njëjtën kërkesë përpara GJKKO-së.

Vetëm një i akuzuar, Etleva Kondi ka kërkuar të gjykohet me gjykim të zakonshëm.

Nëse togat e zeza të së posaçmes kalojnë dosjen për gjykim do vendoset nëse do pranohet apo jo kërkesa e tyre përmes së cilës ish zyrtarët përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit po u gjetën fajtor.

Gjatë seancës paraprake u dëgjuan palët, ndërsa vendimi nëse çështja do kaloje apo jo për gjykim do mbahet më 21 shkurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY