Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare arkitekti i njohur, përkthyesi brilantë i autorëve të shquar gjermanë, poet dhe publicisti i njohur, Petraq Kolevica.
Lajmi është bërë me dije fillimisht nga Bashkia e Korçës ku një ndër veprat e projektuara prej tij është dhe godina e bibliotekës “Thimi Mitko” në këtë qytet.
“Ndahet nga jeta arkitekti i njohur korçar Petraq Kolevica. Dashuria për profesionin e tij ishte po aq e përafërt me botën e librave, e mbase ky ka qenë motivi kryesor i projektimit të godinës së bibliotekës së qytetit. Mjeshtër me shumë tituj dhe çmime, Petraq Kolevica la në qytetin tonë një pasuri arkitekturore. Mirënjohje pa fund! Prehu në paqe mjeshtër!-shkruan Bashkia.
Edhe shoqata e arkitektëve të Shqipërisë ka shprehur dhimbjen për humbjen e Kolevicës.
“Me dhimbje ndahemi sot nga kolegu ynë, arkitekti i mirënjohur Petraq Kolevica.
Në emër të anëtarëve të Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë, shprehim ngushëllimet tona për familjarët dhe miqtë e të ndjerit”, thuhet në njoftim. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/