EKREM SPAHIU/ Pse mbretërorët do të jenë në protestë me 11 shkurt!

EKREM SPAHIU/ Pse mbretërorët do të jenë në protestë me 11 shkurt!

155
0
Shares

Nga Ekrem Spahiu

Mbretërorët shqiptarë, me forcat e tjera nacionaliste dhe demokratike të vendit, janë përpara një përgjegjësie historike: rikthimin e të djathtës natyrale në rolin që i takon historikisht për rimëkëmbjen dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Mbretërorët shqiptarë vijnë nga investimi i tyre historikisht shpëtimtar për Shqipërinë, qyshse i siguruan asaj shtetin më tëkonsoliduar dhe më jetëgjatë në kohët tepër nevralgjike midis dy luftrave botërore.

Mbretëria Shqiptare i orientoi të gjitha strukturat dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira Perëndimore, duke thirrur dhe implementuar ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën atë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës otomane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët dhe ambasadorët e kohës së Mbretërisë Shqiptare u zgjodhën nga njerëzit më të ditur të vendit dhe ata i vunë aftësitë e tyre në shërbim të shtetit dhe shtetasve, siç e kërkonte statusi i tyre social dhe formimi i tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, dokumentacioni zyrtar i së cilës mbetet edhe sot etalon në çdo drejtim.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti i sigurisë dhe rendit publik ekzemplar. U ngrit njëUshtri Kombëtare me të gjitha strukturat krahasuese europiane, së cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës. U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti i Mbretërisë Shqiptare e bëri krenar shqiptarin duke i garantuar lëvizjen e lirë, me një pasaportë të denjë për identitetin e vet kombëtar në çdo vend të botës. Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës.

Liria e shprehjes dhe e shtypit ishte e garantuar. Në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë, apo edhe vetë Mbretit.

Ai shtet zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, në shumë plane, zor se është arritur nga qeverisjet e mëpasme.

Në Luftën e Dytë Botërore, Mbreti Zog, zgjodhi vendin dhe kahun e duhur për të ushtruar angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive jashtë dhe aktivizimit tëforcave zogiste nga brenda vendit në përkrhaje dhe mbështetje tëAleancës së Madhe Antifashiste.

Personalitetet, pjestarët, përkrahësit dhe mbështetësit e Mbretërisë ishin ndër ata mijëra shqiptarë të ndershëm e demokratë që u vranë, burgosën e persekutuan nga diktatura komuniste. Ata përballuan me dinjitet e stoicizëm të rrallëdhunën e ushtruar kundër tyre. Ndërkohë, Mbreti Zog ( nuk abdikoi kurrë) dhe mbretërorët jashtë vendit, duke u mbështetur në demokracitë e mëdha Perëndimore, nuk i pushuan kurrëpërpjekjet kundër diktaturës komuniste.

Me këtë investim të gjatë thelbësor kombëtar, mbretërorët shqiptarë, krejt natyrshëm e me besim u bënë pjesë aktive e proceseve demokratike të vendit pas rënies së regjimit komunist. Në kuadër të këtyre proceseve, në referendumin e zhvilluar më 29 qershor 1997, populli shqiptar përzgjodhi me votë të lirëmasivisht formën mbretërore të sistemit, duke dëshmuar pikërisht besimin te vlerat historike të Mbretërisë për fatet jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë kombit shqiptar.

Është pikërisht ky investim dhe ky besim që i obligon mbretërorët shqiptarë të ridimensionojnë angazhimin e tyre për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar përmes forcimit të vlerave demokratike dhe vlerave kombëtare të trashëguara nga shteti i Mbretërisë Shqiptare. Sot, më shumë se asnjëherë tjetër, ështëkoha që mbretërorët shqiptarë të marrin përsipër rolin që iu takon si detyrim kombëtar, historik, politik e moral për protestuar:

Çeshtja kombëtare është e braktisur. Siguria kombëtare është nërënie të vazhdueshme. Pasiguria publike rritet çdo ditë e mëshumë. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të rrezikuara seriozisht. Sistemi i drejtësisë pothuajse është inekzistent. Pronapublike dhe private po masakrohet e stimuluar nga shteti. Korrupsioni po gërryen fuqinë e shtetit shqiptar dhe po varfëron shqiptarët. Familja, për të cilën si komb jemi krenuar, po degradohet. Rënia e prodhimit kombëtar ka krijuar varfëri e papunësi, çka ka çuar që vendi të shpopullohet ngase pjesa aktive e shoqërisë nuk gjen dot alternativë të sigurt këtu nëatdheun e vet. Shërbimet publike mjekësore janë katastrofë, ndërkohë që shumica e ilaçeve dhe produkteve ushqimore të importuara janë të skaduara.

Prandaj, për mbretërorët, përgjegjësia historike përkthehet në njëdetyrim historik për të ardhmen e Shqipërisë: të angazhohen me të gjitha format demokratike për ta rikthyer Shqipërinë nëbinarët e vlerave për të cilat kanë investuar qyshse një shekull më parë. Pjesmarrja në protestën e 11 shkurtit është një nga momentet ku ata duhet t’i evokojnë këto vlera.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY