Bardhi emëroi Alibeajn kryetar në shkelje të Statutit të PD, ja çfarë...

Bardhi emëroi Alibeajn kryetar në shkelje të Statutit të PD, ja çfarë u shmang dhe u fsheh nga publiku

63
0
Shares

Gjykata e Apelit në Tiranë mund të rrëzojë që në start ankimimin e deputetit Enkelejd Alibeaj i autorizuar si kryetar në detyrë, në lidhje me padinë që është bërë ndaj legalizimit të kuvendit të 11 dhjetor 2021 ku vula dhe stema i kalojnë grupit të Foltores.

Alibeaj është kryetar i autorizuar i PD nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Por ky autorizim nuk mund të jepet nga Sekretari i Përgjithshëm por nga Këshilli Kombëtar, thotë statuti i Pd i miratuar në kuvendin e PD të korrikut të 2021, kuvendi që rizgjodhi kryetar Lulzim Bashën.

Neni 46 e përcakton qartë këtë në rastin kur kryetari i PD jep dorëheqjen.

“Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, shkruhet në nenin 46, pika 4 e këtij statuti.

Këshili Kombëtar nuk u mblodh për këtë rast. Justifikimi për këtë është se kishte vetëm një kandidaturë. Por statuti nuk bën përjashtim varësisht prej numrit të kandidatëve. Ai i jep të drejtë vetëm Këshillit Kombëtar.

Tani cila është cilësia e personave që kanë bërë ankimimin në Apel dhe a mund të bllokohet funskionimi administrativ i PD me këtë shkelje. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY