Nga Genc Pollo
Karma është një nocion në hinduizëm sipas të cilit fjalët e veprat e njeriut, të mira ose të këqija, sjellin pasoja në jetën e tij. Të njëjtin besim e gjen në dokrinën e krishterë përmesmetaforës “cfarë do të mbjellë njeriu, atë dhe do të korrë” siç i mësonte Shën Pavli në letrën e tij drejtuar Galatasve (6:7).
Edhe shprehja e popullarizuar në anglisht “karma is a bitch” që mund të përkthehet “karma është një bushtër” (por jo“karma është një kurvë” siç e vulgarizuan gabimisht disamedia së fundmi) pakashumë ka kuptimin se si të bësh ashtudo të t’a bëjnë.
Këtë shprehje përdori para një jave edhe KM Edi Rama, teksanë Forumin e Davosit (Zvicër) ju drejtua Presidentes sëParlamentit Europian znj. Roberta Metsola lidhur me ryshfetimin e disa eurodeputetëve socialistë nga dy shtetearabe. Mediat europiane të pranishme e interpretuan këtë fjalësi një kunjë ndaj Parlamentit Europian me kritikat e tij tëpërsëritura ndaj korrupsionit në qeverinë Rama.
Dy fjalë për korrupsionin në Europë me fokus në parlamentet: padyshim që ka e do të ketë. Si kudo. Në AsamblenëParlamentare të Këshillit të Europës para 10 vjetësh u zbuluanjë përpjekje sistematike dhe e sukseshsme e Azerbaixhanitpër të ndikuar disa deputetë (më së shumti nga Europa perëndimore) përmes peshqesheve e ryshfeteve. Skandali i pagëzuar “Caviar connection” çoi menjëhere në përjashtimin e këtyre deputetëve nga Asambleja; disa syresh u përballën me drejtësinë në vendet e tyre, ku edhe u dënuan penalisht.
Në Gjermani deputeti i CDU Markus Hauptmann u detyrua tëjepte dorëheqjen nga grupi parlamentar dhe nga Bundestagu, mbasi u zbulua se kishte tentuar të përfitonte nga tenderat e Covidit. Shtypi gjerman solli edhe prova e ngriti dyshime se Hauptman ishte vënë në shërbim të qeverive të Azerbaixhanite Shqipërisë kundrejt përfitimeve personale.
Ende nuk ka të dhëna nga ndonjë hetim penal, por Hauptmann u shfaq në Tiranë në vizita private, i shoqëruar nga deputetëproblematikë të PS duke lavdëruar para mediave sukseset e qeverisë Rama. Krejt në kundërshtim me pozicionin e grupitparlamentar të tij (ju kujtohen 9 kushtet e Bundestagut në v. 2019). Më tej Hauptmann u shfaq në hotele të shtrenjta nëDhërmi në shoqërië e një “këshilltari informal” të Ramës (siçrezulton nga akt-akuza amerikane e publikuar këto ditë, njëmuaj mbas relaksit në Dhërmi, ky “këshilltar”nis punën sipagator e menaxher i agjentit Charles McGonigal në FBI).
Dy shembujt parlamentarë të mësipërm dëftojnë se korrupsioni është i pranishëm edhe në demokracitë e pjekurame shtet ligjor të konsoliduar. Por çka i dallon këto të funditnga demokracitë e reja me shtet ligjor ende të pakonsoliduarjanë dy gjera: e para shkalla e perhapjes së korrupsionitsidomos në vertikalen e pushtetit; e dyta dhe më e rëndësishmja është reagimi ndaj korrupsionit. Është reagimipolitik e institucional ndaj skandaleve të korrupsionit e tëshpërdorimit të ofiqit publik.
Këtu Edi Rama e Roberta Metsola ilustrojnë kontrastin e mësipërm :
Në dhjetorin e shkuar Presidentja e PE mori avionin për nëMaltë, vendlindjen e saj, për të filluar me familjen pushimet e Krishtlindjes. Me të arritur në aeroport e telefonuan ngaBrukseli për t’a njoftuar se prokurori do të bastiste banesën e eurodeputetit Marc Tarabella sepse sipas ligjit belg aty duhettë ishte i pranishëm presidenti i legjslaturës përkatëse. Metsola nuk hezitoi dhe mori të njëjtin avion që pas një orekthehej në Bruksel e më tej udhëtoi tok me policinë e prokurorin për në banesën në fjalë. Të nesërmen ajo deklaroi se kërkesat për heqje imuniteti do të trajtoheshin me urgjencë dhw vërtet ajo mblodhi menjëherë byronë e plenaren ku këtokërkesa u miratuan me votë gati unanime; në vijim policia arrestoi eurodeputetët e dyshuar.
Në tetor 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit të Republikës lejen për të arrestuar deputetin socialist Sajmir Tahiri, ish ministër i Brendshëm 2013-2017. Edhe pse Tahiri e kishte bërë baltë me drogën e të tjera Rama e kishte mbrojtur si “ministrin më të suksesshëm” të qeverisë së tij; vetëm nën presionin e brendshëm e sidomos të jashtëme detyroi të dorëhiqet por e kandidoi në Tiranë në listën fituese të PS. Por mbas kërkesës së prokurorisë mbrojtja e Tahirit nga Rama personalisht e nga mazhoranca e PS arriti nivele të papara. Prokurorët u thirrën në komisionin e madateve në Kuvend ku shumica socialiste i ktheu nga akuzues në të akuzuar; po kështu edhe kori i propagandësmediatike.
Kërkesa për arrestim u hodh poshtë, kurse ajo për kontroll banese u miratua mbas afro 10 ditësh: kohë e mjaftueshme për të “pastruar” shtëpinë. Veç kësaj Rama u konfliktua edhe me titullarë politikë të Parlamentit Europian të cilët kritikuan qëndrimin ndaj Tahirit. Ai u shkroi atyre letra me pretendiminse akuza ishte një gjueti shtrigash. Përgjigja me shkrim ishte: “Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, porpërkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur.” dhe “Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtëluftë“.
Lexuesi mund të krahasojë standartin parlamentar Metsolas më atë Ramës dhe të konkludojë si të dojë. Por që ky i fundit t’i japë mësime morali Presidentes së Parlamentit Europian është një shkallë më e lartë e paturpësisë se çfarë kishim parë deri tashti. Me një të dhjetën e e skandaleve të Ramës,Metsola do të ishte dorëhequr; nëse jo do e kishin shkarkuar.
Genc Pollo, Ish ministër e deputet
26 janar 2023
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/