Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kina dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin në fushën e librit

14/01/2023
Kina dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin në fushën e librit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, vizitoi dje Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ai vlerësoi punën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për nxitjen e leximit në vend.

Bashkëpunimi mes Kinës dhe Shqipërisë në fushën e librit, përkthimi i autorëve shqiptarë në gjuhën kineze, zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta me në fokus librin, pjesëmarrja në festivale dhe konferenca të rëndësishme letrare, sfida e leximit për brezin e ri, ishin pjesë e bisedës.
Prej disa vitesh, një program i rëndësishëm në fushën e librit ka filluar midis qeverive të dy vendeve, me një mbështetje të rëndësishme financiare nga ana e qeverisë së Kinës për botimin e rreth 25 librave të përkthyer nga letërsia kineze në shqip dhe anasjellas, në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë.

Ambasadori Ding u shpreh se libri është mjeti që ka bashkuar gjithnjë dy popujt tanë, duke shprehur mbështetjen për programe që kanë në fokus autorët e rinj shqiptarë.
Kina, pohoi diplomati – do ndihmojë në botimin e autorëve shqiptarë në gjuhën kineze përmes mbështetjes së programeve të përbashkëta.

“Dje vizitova Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, duke shkëmbyer mendime për bashkëpunimin në fushën e librit me Drejtoreshën e Qendrës Znj. Alda Bardhyli dhe autorin Z. Roland Tasho. Unë i vlerësoj përpjekjet e Qendrës për të ngritur vëmendjen e njerëzve ndaj librit dhe leximit dhe për të promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare. Si Kina ashtu edhe Shqipëria kanë një histori të gjatë dhe një thesar të pasur e të shkëlqyer të letërsisë.

Vitet e fundit janë lulëzuar shkëmbimet kulturore mes dy vendeve. Marrëveshja e bashkëpunimit të projektit të përkthimit të ndërsjellë dhe botimit të librit klasik Kinë-Shipëri, ka hapur bashkëpunimin më të madh botues mes dy vendeve deri më tani. Ambasada Kineze në Shqipëri është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Qendrën për të eksploruar forma më të pasur bashkëpunimi, duke promovuar bashkërisht shkëmbimet kulturore midis dy vendeve, si dhe lidhjet mes njerëzve”, u shpreh Zhou Ding.

Ambasadori Zhou Ding vizitoi dhe ekspozitën “Një karrige për shkrimtarët”, me autor Roland Tashon, e cila prej dy javësh vijon të jetë e hapur në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.