Dy shqiptarë humbin jetën në Greqi, enigma. U gjetën pa jetë nga...

Dy shqiptarë humbin jetën në Greqi, enigma. U gjetën pa jetë nga gratë

71
0
Shares

Dy shqiptarë humbën një ditë më parë jetën në rrethana të paqarta në Greqi.

Rasti i parë është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 kur një 53-vjeçar shqiptat u gjet pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, ndërsa dyshohet se ai kishte probleme me alkoolin.

Ndonëse u njoftua ambulanca, por ishte tepër vonë, pasi 53-vjeçari kishte ndërruar jetë para se ekipi mjekësor të arrinte në vendngjarje.

Në të njëjtën kohë, në Heraklion, një 46-vjeçar tjetër shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit. Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjet një sasi droge. Pritet që autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes në të dyja rastet. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY