Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, zhvilluan një takim me banorër e Dropullit. Me herët kryeministri grek ishte në Himarë dhe Finiq. Mitsotakis ndodhet në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit Rama.
Kryeministri Rama dhe Kryeministri grek Mitsotakis u mirëpritën nga komuniteti minoritar grek i kësaj zone, për të cilët Kryeministri Rama u shpreh se është ura e pazëvendësueshme lidhëse mes dy vendeve tona.
Kryeministri Edi Rama: Ju kisha premtuar që do ta sillja këtu të birin e të atit dhe ja ku e keni dhe është vërtetë prekëse edhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit, që të jem sot këtu pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat në minoritet.
I ndjeri babai i kryeministrit aktual i cili me shumë kënaqësi për hir të së vërtetës e ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6, kur kishim Samitin e Bashkimit Europiandhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe kështu u detyruam që ta shtymë, por edhe më mirë akoma sepse nuk besoj se ka një ditë më të bukur për të ardhur këtu sesa në një vigjilje Krishtlindjesh dhe për më tepër unë dua t’i falënderoj të gjitha banorët e Derviçanit, por mbi të gjitha të falënderoj kryetarin e bashkisë që ka siguruar bashkë me ju, nuk e di si e keni realizuar, që të jetë ky diell kaq i bukur, por me siguri me lutje dhe me këmbëngulje.
Shumë faleminderit për këtë mikpritje fantastike. Natyrisht kjo është e gjitha për kryeministrin, por unë nuk kam pse të mos përfitoj nga rasti dhe ta shijoj dhe unë këtë pamje kaq të bukur të të gjithëve ju të mbledhur në këtë shesh të vogël për t’i dëshmuar kryeministrit të gjithë bukurinë e mirëseardhjes këtu dhe njëkohësisht për ta celebruar këtë moment të rëndësishëm.
Unë nuk dua të zgjatem, dua vetëm të them që për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pa zgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua t’i përshëndes të gjithë ata qytetarë si ju të Republikës së Shqipërisë me kombësi greke, që i kanë dhënë shumë jo vetëm këtij komuniteti, por i kanë dhënë shumë vendit dhe që falë lirisë dhe hapjes së kufijve pas një periudhe të gjatë izolimi mund të lëvizin lirisht mes kësaj ane dhe asaj ane të kufirit dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjen shqiptarë janë nga më të rëndësishmit në ekonominë tonë.
Ashtu sikundër më vjen jashtëzakonisht mirë që nga ky komunitet ka artistë, piktorë, skulptorë të cilët aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë, në anën tjetër, por që janë të pandarë nga kjo zonë. Edhe më vjen shumë mirë që në mesin tonë kemi dhe “djallin” vetë Piro Dhimon. S’kanë lënë gjë pa i thënë, por prapë siç thotë Niçja: Çfarë nuk të vret, të forcon, kështu që ti më i fortë bëhesh dhe unë si tradhtar profesionist të përshëndes!
Po i jap fjalën me shumë kënaqësi kryeministrit. I dashur Kyriakos sot është dita jote dhe me shumë respekt, me shumë dashuri, unë siç e ke parë gjatë gjithë kohës po bëj në një farë mënyre organizatorin e lëvizjeve, fotografive, të këtyre sepse është vërtet nder që të mik presim këtu dhe fjala është për ty sepse këta janë mbledhur këtu për ty, asnjëherë nuk janë mbledhur kaq shumë për mua, që ta dish, por një gjë të përbashkët e kemi, që të konsiderojmë po njësoj mik dhe vëlla këtu në tokën tonë!
Tani edhe një shtesë të vogël. Unë dëshiroj që këtu përpara jush, kryeministrit, t’ju jap fjalën bashkë me kryetarin e bashkisë. Ne kemi përgatitur projektin e Rilindjes Urbane për gjithë sheshin kryesor, i cili do të mbaje emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij, do të vendoset edhe busti i kryeministrit, kështu që për të merituar një bust në të ardhmen, “qiriako” duhet të vijë nja 5 herë këtu, kështu që për ta bërë këtë duhet të fitojë zgjedhjet një herë, se kështu si mik mund të vijë sa të dojë, por po s’ishte kryeministër, bust nuk ka. Dhe e dyta, në përvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu, kështu që “qiriako” jep fjalën që do të vish këtu për të inauguruar bashkë me mua, se unë do jem prapë kryeministër, bashkë me mua edhe me kryetarin e bashkisë sheshin edhe vendosjen e bustit të të ndjerit dhe të paharruarit këtu në këtë zonë, babait tuaj!
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis: Minoriteti grek është urë bashkëpunimi midis dy popujve fqinje. Nëse kjo ndodhte përpara 31 vitesh aq më shumë kjo vlen sot dhe duhet ta dini se me kryeministrin Edi Rama kemi bashkëpunim shumë të ngushtë. I njohim, jemi në dijeni të problemeve që ju preokupojnë dhe do mund t’i fusim ato në rrugën e zgjidhjes me frymë bashkëpunimi, me frymë predispozicioni pozitiv, sikundër e dini gjithashtu mbështetjen që i kemi dhënë dhe i jep shteti grek të gjithë këtyre helenëve që jetojnë në trojet tuaja. Konsiderojeni këtë si fakt.
Çështja e atij subvencioni për të moshuarit është duke u futur në rrugën e zgjidhjes përfundimtare.
E njëjta gjë po ndodh dhe me mbështetjen diakronike që po u japim fëmijëve të cilët shkojnë në universitetet greke dhe në shkollat e zonës që janë në gjuhë amtare dhe gëzohem që i shoh fëmijët duke u rritur dhe duke mësuar gjuhën greke së bashku me gjuhën shqipe, së bashku me anglishten.
Për këta fëmijë duam të punojmë së bashku që të qëndrojnë nëtrevat e tyre, të krijojnë dhe të kenë sukses në vendin e tyre dhe të ketë perspektivë minoriteti grek.
Miku im Edi,
E di shumë mirë që bëmë shumë punë, i vumë shpatullat që të përshpejtohet perspektiva europiane në Shqipëri dhe nuk ëhstë e rastit që sot janë dy flamuj, grek dhe ai shqiptari dhe mes tyre është flamuri i Bashkimit Europian. Arsyeja, rruga për integrimin e Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë, por do jetë e ngutur sepse Shqipëria ia vlen të bëhet pjesëtare e Europës. Ju do keni dobi nga ky zhvillim.
Dua përsëri t’iu deklaroj, se vizita ime sot këtu në dy bashki minoritare dhe në Himarë është një vizitë me emocion të veçantë sepse me të vërtetë e kam kujdes për minoritetin grek dhe do bëj gjithçka mundem gjithçka që kalon nga dora ime që t’iu ndihmoj dhe t’iu mbështes.
Se gjithashtu sot kam gëzimin të shoqërohem nga miq nga Greqia, miq që kanë ardhur nga Janina,
E them këtë gjë sepse mund të bëjmë akoma më shumë për të zhvilluar të dyja zonat, zonën tuaj dhe zonën që ndodhet në Greqi dhe jemi duke e futur në rrugë çështje dhe projektemjedisore, sic është edhe lumi i Vjosës, i cili buron nga Janina,por përshkon një rrugë të gjatë në Shqipëri dhe është i vetmi lum i madh në Europë që nuk ka diga dhe duam së bashku, qeveria greke dhe shqiptare, ta mbrojmë atë. Këto janë projekte të cilat përfundimisht do të dalin në dobi të të dy popujve.
Por përveç miqve nga Greqia që kanë ardhur këtu kam gëzimin e madh të shoqërohem këtu nga një njeriu juaj, nga zoti Pirro Dhima, i cili për aq shumë herë ka ngritur në shpatullat e tij Greqinë, e nderoi vendin tonë në kaq olimpiada dhe na sjell emocion të veçantë që sot kthehet në tokat e tij amtare dhe shikon kaq njerëz të mbledhur këtu.
Përfundimisht, dua t’i them mikut tim Edi, sepse të dy jemi politikanë dhe të dy jemi duke bërë konferenca dhe takime, edhe unë nuk mbledh kaq njerëz kur flas në mbledhje në Greqi.
Ju falenderoj dhe e vlerësoj shumë prezencën tuaj këtu!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/