Çfarë thotë biznesmeni i karburanteve për djegien e makinës para shtëpisë

Çfarë thotë biznesmeni i karburanteve për djegien e makinës para shtëpisë

42
0
Shares

Makina e djegur gjatë natës në Lezhë i përket biznesmenit të hidrokarbureve, Ndue Pjetrushi.

Ngjarja ndodhi në Ishull Shëngjin të Lezhës rreth orës 04:00 dhe veç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar. Mjeti ka qenë i parkuar në anën e një rruge, pranë Bordit të Kullimit.

“Rreth orës 3:50 kam dëgjuar një shpërthim, si shpërthim i mbytur. Kam dalë në ballkon dhe e kam parë makinën duke u djegur. Në moment kam lajmëruar policinë, kanë ardhur, erdhi dhe zjarrfikësja bashkë me to, bënë ato procedurat e veta. S’kam asnjë konflikt me kërkënd. Besoj të gjithë që më njohin e dinë që s’jam i problemeve”, thotë Pjetrushi për tv Klan.

Kamerat e sigurisë kishin dalë jashtë funksionit prej më se një jave. Policia nga ana e saj njofton se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY