Nënshkruhen 21 marrëveshje, qeveria e Shqipërisë është në Shkup

Nënshkruhen 21 marrëveshje, qeveria e Shqipërisë është në Shkup

37
0
Shares

Nënshkruhen në Shkup 21 marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Maqedonisë sëVeriut.

Në vijim të mbledhjes së përbashkët dy qeverive, u nënshkruan sot në Shkup një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes vendeve, për dakordësuar hapat e përbashkëta dhe zgjeruar hapësirat e bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, nëfushën e ekonomisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës, dixhitalizimit, integrimit europian, etj.

Më herët, në përmbyllje të sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive dhe pas diskutimit të ministrave të dy kabineteve, Kryeministri Rama mori fjalën teksa u shpreh se në marrëdhëniet mes vendeve, përgjatë këtyre viteve, ka ndodhur një ndryshim epokal.

Kryeministri Edi Rama: Shumë faleminderit! Është vërtetë një kënaqësi e posaçme që të ndërveprojmë me kaq shumë besim, me kaq shumë pozitivitet dhe me kaq shumë dëshirë për të çuar përpara projekte, punë të përbashkëta dhe dua ta nënvizoj që përtej të gjithë aspekteve emocionale që e lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas, si rezultat i pranisë shtetformuese të shqiptareve në Maqedoninë  e Veriut, ky është një nivel i rëndësishëm maturie në të dyja vendet dhe për të dyja qeveritë, sepse në fund është interesi i posaçëm strategjik i të dyvendeve që të zgjerojnë hapësirën e tyre ekonomike, që të zgjerojnë kapacitetet e tyre për të prodhuar më shumë mirëqenie dhe patjetër që të zgjerojnë horizontin e së ardhmes së tyre dhe të të gjithë njerëzve që banojnë dhe që janë të lidhur drejtpërdrejtë me vendet tona edhe në rast se nuk banojnë aktualisht në vendet tona. Për këtë arsye, unë desha ta marr fjalën në fund për ta shprehur këtë kënaqësi sepse besoj që në këto vite ka ndodhur një ndryshim epokal po të kemi parasysh,se nga jemi nisur dhe natyrisht edhe në marrëdhëniet tona ka ndodhur një ndryshim epokal. Kanë qenë gjithmonë marrëdhënie të mira, por jo shumë të mira dhe sot janë marrëdhënie të shkëlqyera edhe si rezultat i konsolidimit demokratik të Maqedonisë së Veriut, edhe si rezultat i transformimit të vetëdijes se bashkëjetesa harmonike është rruga më e mirë drejt së ardhmes së përbashkët që është përkthyer në një mishërim konkret përmes vetë kësaj qeverie.

Kështu që, me shprehjen më të madhe të respektit për kryeministrin, për kolegët maqedonas këtu në tryezë, për të gjithë kolegët maqedonas në parlament, për të gjithë ata që i besojnë dhe i japin jetë përditë kësaj fryme të se ardhmes unë jam i bindur që ne kemi shumë mundësi për të bërë shumë më tepër. Por, nga ana tjetër mos të harrojmë që kjo që kemi bërë sëbashku, jo vetëm nuk është pak, por është më shumë se gjysma e punës sepse kemi vendosur themele shumë të forta për të ndërtuar vit pas viti, dekadë pas dekade një të ardhme të sigurtë dhe një të ardhme siç e meritojnë të gjithë fëmijët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Shumë faleminderit edhe një herë kryeministër edhe përtej miqësisë, përtej vëllazërisë që na lidh realisht dua që t’ju shpreh botërisht respektin tim më të thellë për përkushtimin tuaj ndaj ruajtjes dhe forcimit të këtyre themeleve tanimë të vendosura të së ardhmes. Faleminderit!

1. Memorandumi bashkëpunimi  ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.
2. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e trajnimeve diplomatike
3. Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të Republikës Së Shqipërisë
4. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
5. Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Evropian ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë
6. Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së Financave-Drejtoria e Doganës e RMV dhe Ministria për Financave dhe Ekonomisë- Drejtoria Përgjithshme e Doganave të RSH për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së RMV dhe Këshillit të ministrave të RSH për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes RSH dhe RMV, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë(RMV-Qafë- Thanë RSH)
7. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë
8. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.
9. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
10. Marrëveshje  bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.
11. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.
12. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  të Republikës lidhur me lekturën /redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.
13. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe.
14. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital
15. Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisëndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
16. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror në një pjesë të hapsirës ajrore mbi liqenin e Ohrit.
17. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut  për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.
18. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e lidhjes rrugore ndërmjet dy vendeve.
19. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
20. Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisëndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
21. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY