Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grida Duma lë mandatin përcillet me lot nga kolegët demokratë

08/11/2022
Grida Duma lë mandatin përcillet me lot nga kolegët demokratë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja Grida Duma ka dorëzuar sot mandatin përmes një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit,

Duma tha se këtë vendim e ka marrë pas një reflektimi të gjatë dhe po ashtu një përpjekje të gjatë “për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj”.

Disa kolegë kanë shpërthyer në lot për vendimin e marrë nga Duma.

Siç shihet në këto foto të LSA, deputetët Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj dhe Greta Bardeli janë fotografuar të trishtuar dhe me lot në sy.

Grida Duma në fjalën e saj para medias ktheu përgjigje edhe kritikëve që e kanë kritikuar për qëndrimet e saj. Ajo tha se ka shkuar pas vullnetit të demokratëve.

“Megjithatë nuk e kam lënë dhe nuk e kemi lënë betejën me miq, kolegë të vyer e demokratë edhe kur kemi vijuar fushatat pa mjete, atëherë kur vendimet e gabuara të lideshipit  nga lënia e mandateve te lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD. U quajt besnikëri dhe lojalitet atëherë që mbështetëm atë që vetë nuk e aprovova, e megjithatë i qëndruam me lojalitet vendimet të shumicës. (…) Ashtu siç kam që pas 6 marsit të bëj gjithçka, madje duke dhënë dorëheqjen për të vlerësuar solidaritetin dhe njohjen njerëzore që demokratët treguan për të vlerësuar liderin historik, duke ndjekur dinjitetin njerëzor më tepër se pazaret politike. Dita ta njoh edhe këtë realitet”, vijoi Duma.

Në vijim Duma tha se pengu më i madh i saj që “s’do ia falë kurrë politikanëve të llumit” mbeten sulmet që ka marrë në politikë nga ‘hiena’, sulme të cilat godisni edhe birin e saj. Ky ishte edhe mesazhi më i fortë i Dumës në fjalimin e saj, ndërsa tha se shpreson që këto sulme të jenë një mësim për të birin.

“Jam sulmuar nga hienat. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës së llumit që ndoshta do jetë pengu më i madh, goditja që më bënin mua nën brez, godiste pandërprerë tim bir, shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.”- tha ajo.

Pritet që Duma të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel. Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit. Një ditë më parë mandiatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa vendin e tij do e marrë Petrit Doda. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.