Pse nuk hapet hetimi për tenderat e KESH dhe OSSHE

Pse nuk hapet hetimi për tenderat e KESH dhe OSSHE

54
0
Shares

Prej më shumë se një vit janë denoncuar nga opozita, deputetë, media dhe individë me dhjetra raste të korrupsionit me tenderat e KESH të shitjes dhe blerjes së energjisë.

Ditët e fundit u mësua se në 2021 vendi ka prodhuar vetë nevojat për energji në masën gati 75% nga prodhimi i hidrocetraleve publikë dhe 25% nga ata privatë.

Ndërkohë përgjatë 2021 ka pasur shitje dhe blerje energjie me çmime jashtë tregut.

Gjatë vitit 2022 qeveria ka financuar blerjen e rreth 300 milionë euro energji. Ndërkohë liqeni i Fierzës ka rënë sërish pasi u përmirësua nga një javë reshje shiu.

SPAK mjafton të fotokopjojë deklatatat dhe artikujt e mediave për të nisur një hetim që ngjan të jetë vjedhje shumë më e thellë se ajo e inceneratorëve, rrugëve, programit të shkollave etj.

Po ashtu që prej 2015, tenderat e OSSHEE janë në vëmëndje të mediave dhe politikës. Ka tendera që janë përfunduar vetëm me fatura pa prekur asgjë në terren.

Dokumentat aty janë dhe terreni i paprekur aty është. Linjat periferike nuk kanë tension dhe një erë të fryjë i hedh telat përdhe. Transformatorët ‘blihen’ për të rinj por riparohen te fabrika e ‘Koços’ e digjen për një javë.

Një analizë e thjeshtë të çon te krimi, paratë që janë dhënë dhe puna që është bërë, jo dokumentat. Letrat i kanë në rregull. Por verifikoni në terren aty ku krimi duket ashiqare.

Parlamenti të ndryshojë urgjent ligjin e SPAK dhe të çojë në prokurori lokale çështjet me 1 mijë euro apo edhe me 10 mijë euro. Te SPAK te hetohen ato me shuma të mëdha. Ndryshe do kalojë afati 10 vjeçar i parashkrimit dhe hajdutët do gëzojnë paratë e vjedhura që kanë varfëruar Shqipërinë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY