Escobar: Marrëveshja Kosovë-Serbi, çështje javësh

Escobar: Marrëveshja Kosovë-Serbi, çështje javësh

30
0
Shares

Marrëveshja Kosovë Serbi është çështje javësh, jo vitesh, deklroi sot në mediat e Kosovës, i deguari special i SHBA për rajonin Gabriel Escobar.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë.

Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar Escobar në Kanal10.

Gabriel Escobar në vizitën tij sot në Kosovë u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Escobar do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike në opozitë.

I dërguar i Posaçëm i SHBA-ve pritet të mbërrijë në Beograd të enjten, ndërsa do të zhvillojë një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, si edhe me kryeministren Ana Brnabiç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY