Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë të vendit (FSB) të mbikëqyrë Urën e Krimesë, lidhësin kyç me gadishullin e pushtuar, shkruan BBC.
Një shpërthim i madh shkatërroi pjesë të saj të shtunën ndërsa mbetën të vrarë tre persona, thanë hetuesit rusë.
Zyrtarët thanë se puna për rregullimin e pjesëve të dëmtuara do të fillojë menjëherë.
Zëvendëskryeministri rus urdhëroi që pjesët e shkatërruara të urës të hiqen menjëherë dhe tha se zhytësit do të fillojnë të hetojnë dëmet poshtë vijës ujore të dielën në mëngjes, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.
E përshëndetur nga mediat ruse si “ndërtimi i shekullit”, ura ka qenë vendimtare për Rusinë për lëvizjen e pajisjeve ushtarake, municionit dhe trupave në Ukrainën jugore. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/