Shumica parlamentare e Malit të Zi ka mbledhur 41 firma për të nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç, deklaroi deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).
“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95, paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi sepse nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e qeverisë.”, thuhet ndër të tjera në dokumentin që arsyeton propozimin për shkarkim.
Gjukanoviç nuk ka ftuar as Miodrag Lekiç, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi, raporton euronews Albania.
Iniciativa i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç.
Mali i Zi ndodhet në krizë politike. Kuvendi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit me mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.
Qeveria e tij u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. r.j
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/