Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore madhështore e pa ndodhur ndonjëherë në Britani që nga varrimi i kryeministrit Winston Churcill.
Procesioni po vlerësohet ndërkaq edhe si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik.
Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike niset për në rrugëtimin e saj të fundit.
Fillimisht arkivoli do të dërgohet në Kishën e Uestminsterit, ku do të mbahet një shërbesë fetare në të cilin do të marrin pjesë mijëra persona, më pas në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat.
Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.
Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022. r.j
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/