Rama i çon policinë dhe fadromat pronarit të mediave news24 dhe Panorama,...

Rama i çon policinë dhe fadromat pronarit të mediave news24 dhe Panorama, shembje në Prestige Resort në Golem

112
0
Shares

Zyrtarë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit të shoqëruar nga forca policie dhe fadroma mëngjesin e sotëm kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit duke nisur shkatërrimin e një pjese të tij.

“IKMT po bën një ndërhyrje të paligjshme në “Prestigje Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, në një kohë kur gjithçka është me leje. Tashmë fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e murin të jashtëm para pishinës. Ky objekt është dhënë me leje të kryeministrit Edi Rama”, raportojnë mediat në pronësi të Irfan Hysenbelliut i cili pp ashtu pronëson resortin.

“Ende nuk dihet konkretisht se çfarë punonjësit e IKMT. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë lloj mirëkuptimi nga punonjësi i IKMT-së, për të gjetur një mirëkuptim për situatën e krijuar mes palëve. Ata kanë deklaruar se duhet të ndërhynin në “Resort” dhe kanë deklaruar se duhet ta ekzekutonin patjetër”, raporton gazetari.

Ndërkaq ka reaguar edhe deputeri i PL, Petrit Vasili, i cili e ka quajtur hakmarrje të patër ndërhyrjen e IKMT tek “Prestigje Resort”.

“Është e turpshme kjo që po ndodh. Ka pushues ende. Tani shikojnë këtë pamje ku një tufë e madhe horrash vijnë këtu se nuk u pret puna. Ky është shantazh i qartë jo vetëm për biznesin, por për të gjithë grupin që udhëheq këtë biznes.

Një hakmarrje e çmendur duke shkelur çdo ligj dhe rregull”, tha Vasili.

Edhe deputetja Erisa Xhixho e pranishme në “Prestigje Resort” e ka quajtur të paligjshëm dhe hakmarrje të pastër politike shembjen e murit.

“Biznese që mbajnë familje të tëra me paga dhe punësim vjen dhe i shantazhin dhe dëmton  një biznes ku fare mirë me gjuhën e dialogut mund të gjejë një mirëkuptim”, tha Erisa Xhixho.

Hysenbelliu është pronar i mediave news24, balkanweb, gazeta shqiptare, panorama, panorama sport. Pak ditë më parë ai sulmoi ashpër drejtorin e doganave dhe atë të tatimeve pas një gjobe që ata lajmëruan ndaj boznesit të tij. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY