“U dha 88% e fondit për inceneratorin e Fierit por nuk u...

“U dha 88% e fondit për inceneratorin e Fierit por nuk u investua as 12%! Ku shkuan ato para?”

55
0
Shares

PD vijon me pyetje të përditshme për Inceneratorët: Mega-afera e Shekullit, Ministria e Mjedisit firmosi kontratë 30 milionë euro për pronarët në kërkim të Inceneratorit të Fierit, pa VKM dhe pa e botuar në Fletoren Zyrtare, tha deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi.

5 pyetje:

Sot, si çdo ditë, kemi këto pyetje të thjeshta për SPAK:

1.    Pse nuk ka një VKM për 30 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo ka nje te tille dhe mbahet i fshehur?

2.    Pse kjo kontratë 30 milion euroshe nuk është botuar fare në Fletoren Zyrtare?

3.    Kush kishte tagrin që të injoronte vendimin e Fierit dhe ta ndërtonte krejt tjetërkund nga 10 vendosjet e vlerësuara nga Bashkia e Fierit?

4.    Para 3 vitesh KLSh njoftoi se ishin marrë 88% te fondit për inceneratorin e Fierit por nuk ishin investuar as 12%! Ku shkuan ato para?

5.    Pse nuk ndërpritet kontrata dhe të dërgohet për ndjekje penale?

Këto janë pyetjet dhe secili i formulon vetë përgjigjet. Por, deveja nuk futet në thes. Thesi nuk bëhet dot llogari në offshore dhe, sado të vonojë koha, një ditë vjedhësit që e varin xhaketën te firma e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij do të japin llogari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY