Taulant Balla lajmëron për një ligj që synon goditjen e drejtuesve të...

Taulant Balla lajmëron për një ligj që synon goditjen e drejtuesve të opozitës

52
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të Pasërtisë Socialiste Taulant Balla lajmëroi sot se PS është e vendosur të bëjë një ligj përmes të cilit të atakojë drejtuesit kryesorë të opozitës duke i ndaluar ata të kandidojnë në të ardhmen.

Bëhet fjalë për një ligj që lidhet me funksione të ndryshme në kohën e diktaturës, 33 vjet më parë.

Vendimi për të ndërtuar pengesa të tilla pas një kohe kaq të gjatë nga përmbysja e diktaturës bëhet vetëm për arsye politike.

Balla e konsideron të papranueshme sipas tij se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Postimi i Taulant Ballës:

Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY