Ndahet nga jeta regjisori i filmit të parë shqiptar

Ndahet nga jeta regjisori i filmit të parë shqiptar

46
0
Shares

Sot u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare, regjizori i madh shqiptar Kristaq Dhamo. Ai lindi më 20 Prill 1933, në Fier. Mbaroi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari. Kur u kthye filloi të punojë në Film Studio “Shqipëria e Re”, ku realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”(1958).

Për shumë vite ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale. Në 1979 i është dhënë titulli “Artist i merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të të filmit shqiptar, në vitin 2000 është nderuar me çmimin e karrierës. Në korrik të 2021 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

La në pikëllim të thellë gruan e tij të sëmurë, studjuesen Prof. Dhorka Dhamo dhe dy vajzat Rudina e Delina.

Ndërkaq ka ngushëlluar edhe ish Presidenti Ilir Meta.

“Me hidhërim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kineastit dhe regjisorit të filmit të parë artistik në historinë e kinematografisë shqiptare, “Nderit të Kombit”, Kristaq Dhamo.
Mjeshtërisht ai la trashëgim shumë filma me vlera të mëdha artistike dhe karaktere të ndërtuara bukur, me të cilat kinematografia jonë është përfaqësuar denjësisht ndërkombëtarisht. Por në veçanti ai do të kujtohet me mirënjohje për meritat e mëdha si udhëheqës artistik i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ dhe si pedagog i një plejade regjisorësh të rinj të cilët sot ia dedikojnë pikërisht atij profesionin.
Falë talentit dhe punës plot pasion, megjithëse krijoi në një regjim plot kufizime, Kristaq Dhamo arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese, njerëzore dhe sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike, duke lënë pas vepra të çmuara dhe një kontribut të paharruar për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.
Ngushëllime të sinqerta familjes Dhamo, kolegëve dhe artdashësve për këtë humbje të madhe!”, shkruan Ilir Meta. r.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY