Sulmi i ndodhur ditën e djeshme në Nju Jork ndaj shkrimtarit me origjinë indiane Salman Rushdie ka sjellë pasoja të mëdha në shëndetin e tij. Sulmi ndaj shkrimtarit u ndërmor në momentin kur po bëhej gati të mbante një leksion në institutin Chautauqua në Nju Jork.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare të cilat citojnë agjentin e shkrimtarit thuhet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Ai mund të humbasë njërin sy, teksa nervat në krahun e tij janë prerë dhe mëlçia e tij është dëmtuar rëndë. Rushdie u sulmua me thikë dhe u godit të paktën një herë në qafë dhe një herë në bark.
Autori i dyshuar mbi ngjarjen është një 24-vjeçar i identifikuar si Hadi Matar i cili është arrestuar tani më nga policia. Mediat shkruajnë se ai ishte një adhurues gardës revolucionare iraniane.
Kjo ngjarje e rëndë ka bërë jehonë të madhe në mediat iraniane. Disa prej tyre kanë lavdëruar autorin e sulmit teksa gazeta «Kayhan» shkruan se dora e njeriut “që grisi qafën e armikut të Zotit duhet puthur”.
Salman Rushdie u fsheh nën mbrojtjen e policisë britanike në vitin 1988 pasi romani i tij «Vargjet Satanike» u konsiderua nga disa myslimanë si blasfemi. Në atë kohë udhëheqësi më i Lartë i Iranit bëri thirrje për vrasjen e shkrimtarit. tvklan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/