Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koncesioni për Butrintin, deputetja Ina Zhupa kërkesë zyrtare institucioneve të përgjumura të albanologjisë, historisë dhe arkeologjisë

02/08/2022
Shkrirja e gjykatave ne Jug, Ina Zhupa: Qeveria te terhiqet. Shton kostot per qytetaret
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e PD, Ina Zhupa i ka bërë një kërkesë zyrtare institucioneve të albanologjisë, historisë dhe arkeologjisë duke kërkuar nga ata përgjigje zyrtare për deklaratat anti-shqiptare të Hodges.

Letra e Zhupës:

Koha të flisni zyrtarisht dhe publikisht për leksionet antishqiptare që Richard Hodges, drejtues i koncensionit të Butrintit, mban nëpër universitete dhe shkruan në “artikuj shkencor”.

Ju kam dërguar kërkesë zyrtare 3 institucioneve, të albanologjisë, së historisë dhe të arkeologjisë pasi që gjykoj se është e drejtë dhe detyrim i instituteve shkencore shqiptare që t’u japin një përgjigje zyrtare deklaratave të atilla të Richard Hodges që kërkojnë të mohojnë, fyejnë dhe injorojnë historinë, vlerat dhe trashëgiminë e popullit shqiptar.

Kjo edhe në respekt të punës profesionale të bërë nga historianët dhe arkeologët shqiptarë ndër vite, ku mund të përmendim disa prej akademikëve më të shquar, por pa nënvlerësuar rolin dhe kontributin e kujtdo tjetër, si Eqerem Cabej, Aleks Buda, Hasan Ceka, Selim Islami, Hena Spahiu, Neritan Ceka, Apollon Bace, Etleva Nallbani etj.

Qëndrimet anti-shqiptare dhe anti-kombëtare të mbajtura nga Richard Hodges janë mjaft shqetësuese, pasi ato vënë në dyshim prejardhjen e popullit tonë, ekzistencën e shtetit shqiptar, historinë dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve. Aq më tepër, këto deklarata të bëra nga një person, i ngarkuar dhe i paguar për detyrën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, të mishëruar par excellence në Parkun Kombëtar të Butrintit, përbëjnë një skandal të rëndë që meriton një përgjigje të menjëhershme nga institucionet shqiptare, vecanërisht institutet me dije dhe ekspertizë të posacme në fushën e historisë, arkeologjisë dhe trashëgimisë.

Në këtë kuadër, në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 8 dhe nenit 10 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, kërkoj nga juaj mbajtjen e një qëndrimi zyrtar me shkrim lidhur me:
(I) bazueshmërinë shkencore të deklarimeve të Z. Hodges;
(II) përshtatshmërinë profesionale të këtij personi për mbajtjen e detyrës së anëtarit të Bordit të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit;
(III) rekomandimet tuaja lidhur me reagimin institucional që duhet të mbajë Ministria e Kulturës, Kuvendi i Shqipërisë etj. ndaj këtyre deklaratave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.