Kush ishte udhëheqësi i al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, reagimi i talebanëve, jeta e...

Kush ishte udhëheqësi i al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, reagimi i talebanëve, jeta e komplotistit të Anwar Sadat

57
0
Shares

Shtetet e Bashkuara vranë të shtunën në Afganistan udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, i cili ishte zëvendës i themeluesit të grupit terrorist, Osama bin Laden, kur ata organizuan sulmet e shtatorit të viti 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Biden tha se zyrtarët amerikan të zbulimit e gjurmuan al-Zawahirin në një shtëpi në qendër të Kabulit, ku ai ishte fshehur me familjen e tij, e cila nuk ka pësuar gjatë sulmit, raportoi Zëri i Amerikës.

“Tani drejtësia është vendosur dhe ky udhëheqës terrorist nuk është më”, tha presidenti Biden në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Njerëzit në mbarë botën nuk kanë më nevojë të kenë frikë nga vrasësi i egër dhe i vendosur. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të demonstrojnë vendosmërinë dhe kapacitetin për të mbrojtur popullin amerikan kundër atyre që kërkojnë të na dëmtojnë. E bëjmë të qartë sërish sonte se sado kohë të zgjasë, kudo që të fshiheni, nëse jeni një kërcënim për popullin tonë, Shtetet e Bashkuara do t’ju gjejnë dhe do t’ju heqin qafesh”, tha presidenti Biden.

Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa të dielën kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan, ishte kryer me një dron amerikan.

“Emirati Islamik i Afganistanit e dënon fuqishëm këtë sulm me çfarëdo preteksti”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë, duke përdorur emrin zyrtar për qeverinë talebane.

Ai e denoncoi sulmin si “shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas”, duke ju referuar marrëveshjes së vitit 2020 që grupi i tij kishte nënshkruar me SHBA-në, e cila çoi në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani gushtin e kaluar, pas pothuajse 20 vitesh lufte me talebanët.

Zawahiri, 71 vjeç, ishte arkitekti kryesor pas sulmeve të shumta në SHBA dhe ishte “thellësisht i përfshirë” në planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, tha Biden.

Si erdhi në krye të Al Qaeda, Zawahiri?
I lindur në vitin 1951, Zaëahiri u rrit në një lagje të klasës së lartë në Kajro, Egjipt, djali i një mjeku të shquar dhe nipi i studiuesve të njohur. Gjyshi i tij, Rabia’a al-Zaëahiri, ishte imam në Universitetin Al-Azhar në Kajro. Xhaxhai i tij, Abdel Rahman Azzam, ishte sekretari i parë i Lidhjes Arabe.

Zawahiri u burgos për përfshirjen e tij në vrasjen e presidentit egjiptian Anwar Sadat në vitin 1981. “Ne duam t’i flasim gjithë botës. Kush jemi ne? Kush jemi ne?” tha ai në një intervistë në burg. Në atë kohë, Zawahiri, një mjek i ri, u kthye në një terrorist që komplotoi për të rrëzuar qeverinë egjiptiane për vite me radhë dhe u përpoq ta zëvendësonte atë me sundimin fundamentalist islamik.

Cila ishte marrëdhënia e tij me Osama bin Ladenin?
Zaëahiri u largua nga Egjipti në vitin 1985 dhe u nis për në Peshaëar, Pakistan, ku punoi si kirurg duke trajtuar luftëtarët që ishin të angazhuar me trupat sovjetike në Afganistan, ku u takua me Bin Laden.

Pas ribashkimit në Afganistan, Bin Laden dhe Zaëahiri u shfaqën së bashku në fillim të vitit 1998 duke njoftuar formimin e Frontit Botëror Islamik për Xhihadin Kundër Hebrenjve dhe Kryqtarëve — duke shkrirë zyrtarisht Xhihadin Islamik Egjiptian dhe Al Kaedën. Për një periudhë ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.

Çfarë roli luajti Zawahiri në sulmet e Al Kaedës kundër SHBA-së?
Sulmet në SHBA dhe objektet e tyre, pasuan me sulmet në ambasadën amerikane në Keni dhe Tanzani ku u vranë mbi 200 persona dhe u plagosën mbi 5 mijë tjerë.

Më pas ndodhi sulmi në luftanijen amerikan USS Cole në Jemen në tetor të vitit 2000, kur kamikazët me barkë detonuan eksplozivin dhe vranë 17 marsinsa amerikanë dhe plagosur 39 tjerë.

Kulmi i komplotit terrorist të Zaëahirit erdhi më 11 shtator 2001, kur rreth 3000 njerëz u vranë në sulmet ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit.
Para dhe pas sulmeve të 11 shtatorit, Zaëahiri u shfaq në video dhe mesazhe të shumta audio duke bërë thirrje për sulme kundër objektivave perëndimore dhe duke u bërë thirrje muslimanëve që të mbështesin kauzën e tij.

Kur filloi Zawahiri të drejtonte Al Kaedën?
Zaëahiri u bë udhëheqësi i Al Kaedës pasi forcat amerikane vranë bin Ladenin në vitin 2011.

“Ai ishte vazhdimisht në lëvizje sapo pushtimi i Afganistanit i udhëhequr nga SHBA filloi pas sulmeve të 11 shtatorit. Në një moment, ai i shpëtoi mezi një sulmi të SHBA-së në rajonin e thyer malor Tora Bora të Afganistanit, një sulm që la të vdekur gruan dhe fëmijët e tij”, raporton Top Channel. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY