Arsenal mjetesh speciale në shtëpinë me qera të ish oficerit të RENEA

Arsenal mjetesh speciale në shtëpinë me qera të ish oficerit të RENEA

57
0
Shares

Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e marrë me qera në Selitë të Vjetër, nga ish oficeri i RENEA, Remal Rada dhe miku i tij Elton Hithi, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, targa shqiptare dhe të huaja, 4 thika, 13 pajisje fiksuese si ato të armëve, shenjestër optike, 15 aparate celulare, 2 radio si ato të Policisë dhe pajisje të tjera që përdoren nga Policia.

Një ditë më patë u sekuestruan në një makinë me të cilën udhëtonin këta dy persona 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Rada lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze) ndërsa kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY