Ilir Meta ndryshon emrin e partisë, thur lavde Vasil Laçit dhe Mujo...

Ilir Meta ndryshon emrin e partisë, thur lavde Vasil Laçit dhe Mujo Ulqinakut, Kryemadhi jep dorëheqjen, strukturat nga fillimi

60
0
Shares

Ilir Meta ndryshoi emrin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në “Partia e Lirisë”, një asocion me “Shtëpia e Lirisë” ndërkohë që ka fshirë edhe strukturat e partisë.

Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen.

Në vend të tyre u ngrit një Komitet Organizativ që drejtohet nga Ilir Meta. Procedurat e votimit zgjatën pak çaste dhe ishin vetëm me ngritje dore nga antarët e Konventës ndërsa nuk u pa një komision për numërimin e votave dhe nuk pati asnjë rezultat votimi.

Gjatë djalës së tij Ilir Meta foli për një parti sovraniste ndërsa Edi Ramën e përshkroi si një politikan në shërbim të Beogradit, duke sjellë si shembuj propozimin për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, apo padinë penale për Ramush Haradinajn.

“Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës” u shpreh Meta.

Ai sulmoi tangent ndërkombëtarët për qëndrimin që mbajtën në lidhje me formimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa evokoi heronjtë kombëtarë të rënë në luftën e dytë botërore.

Po ça kujtoni ju, që Mujo Ulqinaku, që doli atje në 7 Prill mendoi se do ndalonte Italinë fashiste? Ju mendoni se Vasil Laçi, mendoi që duke vrarë një perandor do çlironte Shqipërinë? Ju mendoni se Vojo Kushi kur i mbeti një bombë në dorë nuk dinte të dorëzohej e të kërkonte t’i falnin jetën? Jo or jo, ky vend nuk ka vetëm njerëz me stomak, por ka edhe shqiptarë patriotë që i dalin zot këtij vendi! Nuk po ju kërkon njeri të bëni atë që bënë ata burra, por mos shisni më votën, as Ilir Metën, as Kushtetutën” tha Meta në fjalën e tij promovuese të partisë me emër të ri. a.b

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY