Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë shkruan Dojçe Welle për krizën e Nord Stream 1: A do të ngrijnë gjermanët në dimër!

11/07/2022
Çfarë shkruan Dojçe Welle për krizën e Nord Stream 1: A do të ngrijnë gjermanët në dimër!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjermania dhe gjithë Evropa perëndimore rrezikojnë një krizë të madhe gazi këtë dimër nëse Rusia nuk rikthen pas riparimit rutinë furnizimin me gaz plrmes Nord Stream 1.

Duke filluar nga sot deri më 21 korrik, tubacioni “Nord Stream 1” nuk do të furnizojë Gjermaninë me gaz natyror nga Rusia. Sipas operatorit kjo është një ndërprerje e planifikuar për shkak të mirëmbjatjes vjetore teknike, por autoritetet në Gjermani dyshojnë se kjo mund të jetë një lojë e re nga Rusia për të nxitur pasiguri dhe rritur çmimet.

“Mbyllja e një tubacioni kryesor gazi nga Rusia në Gjermani, për shkak të mirëmbajtjes vjetore, ngriti shqetësime në Berlin, se Moska mund të mos rifillojë furnizimin me gaz siç është planifikuar.

Tubacioni “Nord Stream 1”, burimi kryesor i Gjermanisë për furnizim me gazin rus, ashtu siç ishte paralajmëruar, nga sot e deri më 21 korrik, do të jetë jashtë funksionit.

Operatori thotë se kjo është në kuadër të testimit rutinë të pjesëve mekanike dhe sistemeve të automatizuara”, raporton Zeri i Amerikës.

Por Gjermania ndodhet mes shumë pasigurive dhe në një terr informativ për të ardhmen e tubacionit “Nord Stream 1” pasi të përfundojë periudha 10 ditore e mirëmbajtjes, thotë Klaus Mueller nga Rregullatori i Energjisë në Gjermani.

“Ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë mirëmbajtja, askush nuk mund ta parashikojë. Mirëmbjajtja mbaron pas 10 ditësh, ndoshta më herët, ndoshta më vonë. Për fat të keq, duhet të presim dhe të shohim. Nuk mendoj se do të informohemi më herët sesa një ditë para përfundimit të afatit”, thotë ai, transmeton Zëri i Amerikës.

Zoti Mueller tha se Gjermania vazhdon të furnizohet me gaz nga Norvegjia përmes terminaleve të gazit natyror të lëngshëm (GNL) në Belgjikë dhe Holandë.

Analisti Chris Oliver Schichentanz paralajmëron se mbyllja e plotë e “Nord Stream 1” do të kishte pasoja të rënda për ekonominë gjermane.

“Do të shihnim një recesion të fortë, një rënie ekonomike prej rreth 5 për qind. Kjo do të ishte e krahasueshme me recesionin që përjetuam gjatë krizës financiare dhe ekonomike më 2008-2009. Padyshim një lëkundje e rëndë për ekonominë gjermane”,thotë ai.

Ndërkaq radio gjermane Dojçe welle ka transmetuar sot masat e parashikuara nga kompanitë e ndryshme për të përballuar krizën e mundshme të gazit.

“Vonovia, koncerni më i madh i imobilieve në Gjermani kërkon që të kursejë gaz me reduktimin e temperaturës në 17 gradë natën në apartamentet që ofron ajo. Kjo do ta ulë konsumin e energjisë me 8% thuhet. Gjatë ditës ngrohja do të jetë si më parë, deri në 20 gradë. Edhe uji i ngrohtë nuk preket nga kjo masë kursimi. Nuk ka kufizime për dushin apo vaskën. Por një qark sakson, Dipodisvalde po merr masa të tjera. Së fundmi një shoqatë imobiljesh i njoftoi qiramarrësit, se në të ardhmen ujë të ngrohtë do të ketë vetëm në mëngjes herët, në mesditë dhe në mbrëmje. Ngrohja nuk do të hapet deri në shtator, thuhet në një njoftim të saj. “Siç e dini duhet të kursejmë energji.”, raporton dw.

Pas reagimeve të forta që shkaktoi një njoftim i tillë, ministrja e Ndërtimit, Klara Geywirtz nxitoi ta quajë këtë masë si joligjore dhe Shoqata e Qiramarrësve Gjermanë u shpreh, se mungesa e ujit të ngrohtë është arsye për reduktimin e qirasë mujore. Por kjo shoqatë imobiljesh nuk do të përkulet para presionit. Madje qiramarrësit kanë dhënë një sinal të lartë gatishmërie për bashkëpunim, ka thënë një anëtar i kryesisë së shoqatës së imobiljeve. “Qytetarët kanë shkuar shumë më larg se politika.”, raporton dw. r.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.