SELANIK/ Te lidhur brenda makinës në fund të detit mbushur me thasë...

SELANIK/ Te lidhur brenda makinës në fund të detit mbushur me thasë rëre, nënë dhe bir

88
0
Shares

Një gruaje 72-vjeçare dhe djali i saj 50-vjeçar u nxorën pasditen e së hënës nga një makinë që ra në det, në Neoi Epivates të Selanikut.

Nënë e bir ishin të lidhur me njëri-tjetrin, po ashtu edhe me pranga në timonin e makinës. Përveç kësaj, ata duket se kanë ngarkuar në pjesën e pasme të makinës thasë të mbushur me rërë, shkruajnë mediat greke.

Siç shkruan thestival.gr, pas tragjedisë së ndodhur sot qëndron një dramë e patreguar. Dy vite më parë, vëllai 50-vjeçar dhe djali i gruas i kishin dhënë fund jetës. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, babai i familjes ka ndërruar jetë duke mos duruar dhimbjen.

Sot, siç duket, nënë e bir vendosën të shkruanin epilogun e kësaj tragjedie familjare.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e dy personave nuk ka shenja dhune. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY