Gjykata e Lartë vendim në favor të Donald e Romeo Veshaj

Gjykata e Lartë vendim në favor të Donald e Romeo Veshaj

182
0
Shares

Gjykata e Lartë vendosi të mbajë në liri dy binjanët e show bizit, Donald dhe Romeo Veshaj pasi rrëzoi rekursin e prokurorisë së Vlorës lidhur me nje akuzë për plagosje të kryer në vitin 2013.

Prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë duke kërkuar burg për vëllezërit binjakë, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht jo vetëm fizikisht, duke kërkuar kështu ndryshimin e vendimit të Apelit në Vlorë që i dënoi vëllezërit me shërbim prove.

Gjykata e Lartë vendosi “Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë”, ndërsa pritet dalja e vendimit të plotë për të mësuar detajet.

Dy vëllezërit janë dënuar me shërbim prove për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin gjimnazistë.

Dy vëllezërit u dënuan me 2 vite burg, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal Apeli urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY