Tregtia online, 22 urdhër arreste nga Prokuroria e Tiranës, 15 në pranga...

Tregtia online, 22 urdhër arreste nga Prokuroria e Tiranës, 15 në pranga deri në mesditë

122
0
Shares

Prokuroria e Tiranës pret arrestimin e 22 personave, lidhur me mallrat kontrabandë që tregëtohen në faqe të ndryshme online.

Deri në mesditën e së hënës janë ekzekutuar 15 urdhër-arreste teksa vijon puna për ndalimin e të gjithë personave që dyshohet se janë të përfshirë.

Aksioni i sotëm është vijim i atij “Delivery” ku u sekuestrua 1 milion euro mall.

Dyshimi është se këta shtetas kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos paguar taksat doganore.

Janë sekuestruar një sasi e madhe mallrash të papajisura me faturë doganore.

Veprat penale që rëndojnë ndaj 22 shtetasve janë “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY