Zelensky pranon bisedimet në kufi me Bjellorusinë, ndërkohë Minsk u përfshi zyrzarisht...

Zelensky pranon bisedimet në kufi me Bjellorusinë, ndërkohë Minsk u përfshi zyrzarisht në luftë. Del harta e zonave të pushtuara

65
0
Shares

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pranuar takimin me delegacionin rus, në kufirin e Bjellorusisë, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Zyra e presidentit njofton se lideri bjellorus, Lukashenko ka marrë përgjegjësinë që gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren.

Rezultati i një bisede me Alexander Lukashenko. Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat.

Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë që gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren”, shkruan Zelensky.

Ekipi negociator i Rusisë i kishte lënë afat deri në 15;00 me orën lokale, presidentit ukrainas që të jepte një përgjigje, ndryshe sipas tyre ai do të mbahej përgjegjës për gjakderdhjen.

Nuk dihet ende se cilët do të jenë përfaqësuesit e Ukrainës në këtë takim të nivelit të lartë.

Luftime të ashpra ka pasur në rrugët e Kharkivit, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, pasi forcat ruse hynë në qytet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të dielën: “Ata gënjyen kur thanë se nuk do ta synonin popullsinë civile. Që në orët e para të pushtimit, trupat ruse kanë goditur infrastrukturën civile.”

“Ky është terror”, shtoi ai, ndërsa kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se Rusia po kryen krime lufte.

Ndërkohë, komandanti i forcave ukrainase në Kharkiv, Oleg Synegubov, ka pohuar se dhjetëra trupa ruse janë dorëzuar mes luftimeve të vazhdueshme në qytet, i cili është rreth 20 milje nga kufiri rus.

Betejat janë ndezur gjithashtu në kryeqytetin e Kievit dhe qytetin jugor të Khersonit ditët e fundit.

Por forcat ruse nuk kanë qenë në gjendje të kapin asnjë nga qytetet kryesore të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të tyre të enjten.

Rusia po përballet me rezistencë “më të ashpër se sa pritej” nga ushtria ukrainase, si dhe vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj, thonë për CNN dy zyrtarë të lartë amerikanë me njohuri të drejtpërdrejta në situatën e krijuar.

Në fushën e betejës, Rusia po pëson humbje më të rënda në personel, forca të blinduara dhe avionë sesa pritej. Kjo është pjesërisht për shkak të faktit se mbrojtjet ajrore ukrainase kanë performuar më mirë sesa kishin parashikuar vlerësimet e inteligjencës amerikane para pushtimit.

Përveç kësaj, Rusia nuk ka vendosur ende epërsi ajrore mbi Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes, ndërsa Forcat Ajrore të Ukrainës dhe sistemet e mbrojtjes ajrore luftojnë për kontrollin e hapësirës ajrore.

Fill pas vendosjes së sanksioneve financiare nga BE dhe Britania, Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, pas deklaratave që i quan “agresive” të vendeve të NATO-s, raporton Reuters.

Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, ky është zhvillimi i fundit sa i përket agresionit të presidentit rus Putin ndaj Ukrainës.

Raportohet se Putin po takon ministrin e mbrojtjes Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Gerasimov në Kremlin.

Ai thotë se sanksionet perëndimore janë “të paligjshme” dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave parandaluese të Rusisë – d.m.th. ato bërthamore – në “një regjim të veçantë detyre”.

Bjellorusia po përgatit një sulm ajror në Ukrainë, kështu shkruajnë mediat ukrainase.

Sipas tyre, burime të besuara të gazetarëve të opozitës bjelloruse informojnë se njësitë e forcave speciale bjelloruse po përgatisin sulme ndaj Kievit dhe Zhytomyrit.

Sipas mediave ukrainase, Bjellorusia po fillon një pushtim të Ukrainës me forcat e veta.

Bjellorusia e kishte sulmuar sot tashmë Ukrainën: ajo lëshoi një raketë nga territori i Bjellorusisë nga avioni TU-22 në Kiev – raportoi shefi i ushtrisë Zaluzhnyi.

Qendra e Ukrainës për Strategjitë e Mbrojtjes konfirmon informacionin e gazetarëve të opozitës bjelloruse se Lukashenka do t’i bashkohet luftës kundër Ukrainës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY