Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vritet gjenerali i famshëm cecen, forcat elitë ukrainase e vrasin në Hostomel

27/02/2022
Vritet gjenerali i famshëm cecen, forcat elitë ukrainase e vrasin në Hostomel
Share on FacebookShare on Whatsapp

Magomed Tushayev një nga luftëtarët më të besuar të udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov, raportohet se është vrarë nga grupi Alfa i ushtrisë ukrainase, raporton The Jerusalem Post, duke cituar forcat e armatosura të Ukrainës.

Lajmin për vdekjen e tij e dha edhe gazetari i The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko, ndërsa shtohet se është shkatërruar dhe një njësi e tërë e elitës ushtarake çeçene.

Ponomarenko thotë se Tushayev u vra në aksionin që u zhvillua në Hostomel, një pikë strategjike në jug të Ukrainës.

Lajmin se Tushayev ka vdekur e ka konfirmuar edhe ish-ambasadori ukrainas në Austri, Olexander Scherba, ku tha se ‘gjenerali rus nga Çeçenia nuk do të kthehet më në shtëpi’.

Nga ana tjetër mediat në Rusi e kanë mohuar një fakt të tillë, duke thënë se ai është gjallë, edhe pse pamje të tij gjatë luftimeve nuk janë shfaqur.

Kujtojmë se lideri i rajonit rus, Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, tha dje se luftëtarë çeçenë janë dërguar në Ukrainë dhe u bëri thirrje ukrainasve që ta rrëzojnë qeverinë e vendit të tyre.

Çeçenia, e udhëhequr nga Kadyrov që nga viti 2007, është një republikë ruse në jug të vendit, në kufi me Gjeorgjinë.

Në fakt, Kadyrov kishte zhvilluar një luftë për pavarësi të Çeçenisë (1999-2000), njëjtë sikurse edhe babai i tij (1991-1992) kur kishte shpallur pavarësinë e këtij rajoni, por në dy rastet kryengritjet ishin shtypur nga Rusia.

Më pas, Kadyrov ishte bërë mik me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe falë përkrahjes së tij, ai është gati mbret në Çeçeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

13/04/2026
Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

13/04/2026
Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.