Forcat ushtarake ukrainase kanë rimarrë nën kontroll aeroportin Antonov në periferi të Kievit, pasi nga mesdita e sotme ishte marrë nga forcat ushtarake ruse.
Këshilltari i shefit të zyrës presidenciale Oleksii Arestovych në Ukrainë ka thënë se forcat ruse janë shkatërruar plotësisht pas një kundërpërgjigje nga trupat ukrainase.
“Objekti është tërësisht nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha Arestovych.
Aeroporti ndodhet vetëm 25 kilometra nga Kievi.
Mediat kane transmetuar momentin e zbarkimit te helikoptereve te rusise pas nje sumi ne zone me artileri te rende. m.k
https://twitter.com/jeansba92465217/status/1496877092516028419?s=21
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/