Vritet biznesmeni i njohur në Qipron turke, pa jetë edhe shoferi

Vritet biznesmeni i njohur në Qipron turke, pa jetë edhe shoferi

91
0
Shares

Një biznesmen i njohur në Qipron Turke, i cili dyshohet se fitoi pasuri përmes lidhjeve të paligjshme, u vra gjatë një atentati në qytetin e Girne, Qipro.

Halil Falyali u vra me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij pranë shtëpisë më 8 shkurt.

Ai u plagos rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ndërroi jetë në spital.

Murat Demirtaş, shoferi i Falyalı, vdiq në vendngjarje. Sipas raportimit të gazetës Haber Kıbrıs, mbi 40 plumba janë qëlluar drejt tij.

Dyshohet se në sulm janë përdorur 2 automjete të ndryshme.

Njëra prej makinave ishte me ngjyrë gri të paidentifikuar me qira, ndërsa tjetra ishte një Nissan Note e bardhë me targë PM 648. Automjeti i dytë dyshohet se është regjistruar në emër të një gruaje në Nikosia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY