TIRANË/ Kapet 55 vjeçari me 1 kile e gjysëm ‘të bardhë’

TIRANË/ Kapet 55 vjeçari me 1 kile e gjysëm ‘të bardhë’

56
0
Shares

Sekuestrohen nga policia e Tiranës 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një automjet dhe një aparat celular ndërsa vihet në pranga një person.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë.

Detajet:
Në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY