Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazi nga zjarrfikëset mund të shkaktojë vdekje. Çfarë rreziku ka pasur në protestë kur nga selia u hodh tretësira e bardhë

09/01/2022
Gazi nga zjarrfikëset mund të shkaktojë vdekje. Çfarë rreziku  ka pasur në protestë kur nga selia u hodh  tretësira e bardhë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Personat brenda selisë kanë lëshuar në drejtim të protestuesve përveç gazrave të tjerë edhe ato të zjarrfikësve.

Kjo është konfirmuar nga dy drejtuesit kryesorë të skuadrës kimike, Basha dhe Bardhi. Lulzim Basha tha sot se zjarrfikësja lëshon thjesht një spruco që kthehet në një masë të bardhë. “Kemi hedhur, tha ai, ndërsa zjarrfikëset i kemi grumbulluar në katin e dytë”.

Por tretësira që përdoret për të shuar zjarr e jo protestë përmban dyoksid karboni nën presion të madh i cili kur lirohet mund të shkaktojë vdekje nëse nuk është në një ambient zjarri por një ambient njerëzish.

”CO2 funksionon mirë, por është fatal në përqendrimet e nevojshme për të shuar zjarrin, dhe kështu nuk mund të përdoret aty ku njerëzit janë të pranishëm”, thotë një ekspert amerikan i substancave që lidhen për tretësirën e zjarrfikësve, William L. Grosshandler, i Institutit kombëtar amerikan të standarteve dhe teknologjisë.

Kjo është njëra nga arsyet që një pjesë e protestuesve u shtrinë përdhe para se të hidhej gazi nga policia. Këta persona kanë qënë prezent në korridorin e katit të parë kur është hedhur edhe zjarrfikës mbi ta përvec një spraiti tjetër që me sa duket është zbuluar nga policia.

Por tretësita e gaztë karbonike ka depertuar edhe në ambientet e katit të dytë dhe disa nga personat atje kanë qënë shumë keq derisa kanë dalë në tarrace në të njëjtën kohë me ardhjen e policisë.

Ekspertët e policisë janë tronditur nga gjetjet dhe kanë thirrë në ndihmë edhe një ekspert që njeh mirë solucionet kimike, i cili ishte i veshur me kominoshe të bardha, rast i veçantë investigimi në ngjarje të ngjashme. Gazetarët e pranishëm nuk e vunë re dhe ende nuk janë të informuar edhe për rrezikun që u është kanosur vetë atyre atë ditë.

Prokuroria ka marrë në hetim Gazment Bardhin dhe të paktën 15 persona të tjerë me akuzën e përdorimit të substancave kimike ende të paidentifikuara nga policia në një pjesë të tyre. Kjo është një akuzë që nuk është hasur prej shumë e shumë vitesh në Shqipëri.

Përdorimi i lëndëve kimike në njerëz është ndaluar me një konventë të OKB prej shumë vitesh. Përdorimi i tyre në luftën e Sirisë nga Asad nxiti BE dhe SHBA të dërgonin trupa në këtë vend.
Konventa është miratuar në vitin 1997 dhe është firmosur nga 193 vende. Janë vetëm 3 vende që nuk e kanë miratuar ende, por mes tyre nuk është Shqipëria. r.k

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.