Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u kap kokaina në kontenierin e bananeve. Persona të armatosur e ndaluan kamionin në Romanat

31/12/2021
Drogë sërish në portin e Pireut, kapen 700 kg kokainë në kontejnerin e bananeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Romanati” në Tiranë Përgjatë të cilit u sekuestruan 119 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë ndërsa u prangosën 3 persona.

Strukturat hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit kanë marë informacion se disa persona ende të paidentifikuar kanë ndaluar në Romanat të Durrësit, një kamion që transportonte një kontenier të ngarkuar me banane nga porti i Durrësit, për një magazinë në Vaqarr.

Bazuar në informacionin e marrë, strukturat hetimore të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Romanati”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve hetimore të koordinuara u bë e mundur gjetja e kontenierit të ngarkuar me banane. Gjatë kontrollit në brendësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se konteineri ka kaluar tranzit në një port në Itali, ku autoritetet ligjzbatuese italiane kanë konstatuar mungesën e plumçes (vulës), për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar mungesë të arkave me banane. Pas këtij konstatimi kanë mbyllur dhe riplumbosur kontenierin, duke e shoqëruar me procesverbalin përkatës.

Konteineri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas veprimeve të zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të qytetit të Tiranës.

Përgjatë rrugës nacionale Durrës – Tiranë, në vendin e quajtur Romanat, kamioni që transportonte kontenierin është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe kontenierin me banane dhe më pas janë larguar me shpejtësi pas kontrollit të kontenierit. Për këtë situatë, përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

Në vijim të veprimeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasve:

Marson Murataj 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme import-eksporti me vendet e Amerikës Latine.

Po ashtu janë prangosur Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu, drejtues të automjeteve të firmës.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë ushtruar kontroll në kamionin që transportonte kontenierin me lëndë narkotike.

Ndërkohë, në bashkëpunim me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtj rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

07/09/2026
Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

07/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

07/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.