Kapen afro 100 kile kokainë në një konteiner në afërsi të Tiranës

Kapen afro 100 kile kokainë në një konteiner në afërsi të Tiranës

66
0
Shares

Të paktën 100 kg kokainë e dyshuar që është futur përmes Portit të Durrësit është kapur sot pasdite nga policia pranë një kompanie bananesh në zonën e Vaqarrit, afër urës së Beshirit.

Burime bëjnë me dije për disa persona të arrestuar në flagrancë dhe të shoqëruar, por ende nuk dihet numri i tyre, emrat dhe roli parkatës që kanë patur në këtë aktivitet të paligjshëm.

Autoritetet kanë mbajtur nën mbikëqyrje për 3 ditë ngarkesën në Portin e Durrësit pastaj gjatë rrugës për në zonën e Vaqarrit.

Droga e kapur e llojit kokainë, dyshohet se ka hyre pak ditë me parë nepermjet Portit të Durrësit nga konitenierë që transporton banane nga vendet e Amerikës Latine, nga një kompani e njohur transporti.

Droga është konstatuar në orët e para të mengjesit nga ana e autoriteteve. Kqyrja është ende në proces, ku nuk është përcaktuar ende sasia e saktë e kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY