2 vjet nga termeti me 51 viktima, si ia dolën ndërtuesiz dhe...

2 vjet nga termeti me 51 viktima, si ia dolën ndërtuesiz dhe zyrtarët lokalë të mos ketë asnjë të burgosur

50
0
Shares

Ndërsa kanë kaluar 2 vite nga tërmeti i 26 Nëntorit që iu mori jetën 51 personave, ende nuk ka asnjë të dënuar nga organet ligjzbatuese.

E vetmja prokurori që ka mbyllur hetimet është ajo e Durrësit, ku dosja është dërguar në Gjykatë, raporton faxnews.

Për ndërtimet në Durrës janë marrë si të pandehur 16 persona, ish-zyrtarë, ndërsa është pushuar çështja për 2 të tjerë. Burime kanë thënë më herët se hetimet janë kryer për 7 ndërtime, shembja e të cilave u mori jetën 23 personave.

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet vetëm për zonën e Farkës, ndërsa në Lezhë dhe në Krujë vijojnë ende hetimet.

Derimë tani në Krujë e Lezhë, asnjë i akuzuar s’ka përfunduar në gjykatë. Nga tërmeti i 26 Nëntorit humbën jetën 51 persona, dhjetra të tjerë mbetën të lënduar dhe mijëra të pastrehë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY