Deputeti dhe kryetari i Këshillit të PD, Edi Paloka publikoi sot para gazetarëve firmat e mbledhura nga 4200 delegatë të Kuvendit Kombëtar.
Ai u kërkoi gazetarëve që të numëronin firmat e mbledhura me kushtin e vetëm që të mos fokusoheshin emrat dhe identitetet e delegatëve që kishin firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
“Të ulen me durim të numërohen një për një këto formularë. Do ju kërkoja vetëm një gjë, të dhënat personale mos I fokusoni. Së pari rikonfirmoj se janë 4200 të dorëzuar atë ditë që ju ishit dëshmitarë. Kanë ardhur edhe formularë të tjerë. Janë plotësuar nga delegatët. Kush janë delegatët? Të përcaktuar në statut që shkojnë deri tek kryetari I partisë. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë anëtarë të thjeshtë por delegatë të Kuvendit sic përcaktohet në statut. Anëtarët e Kuvendit janë po ata, nga kryetari I seksionit deri tek kryetari i partisë. Janë të gjitha të dhënat, me emër mbiemër, funksionin që kanë në parti. Edhe njëherë ua përsëris juve të kamerat mos i fokusoni emrat. Gazetarët nuk i njohin të gjithë delegatët, madje as unë. Por këtë verifikim e bën komisioni i mandateve në Kuvend sic ndodh në kuvendet e zakonshme. Unë vetë kur të kem kontakt prapë me firmëtarët do u kërkoj këtë gjë, që atë ditë para se të fillojë kuvendi, të harxhojmë pak më shumë kohë dhe t’I lexojmë me rradhë me emër mbiemër para jush që të shuhen të gjitha dyshimet. U aludua që nuk janë fare, dikush mund të thotë që janë marrë me zor apo janë falsifikuar, kjo do vërtetohet ditën e Kuvendit”, tha kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.
Disa nga gazetarët kanë nisur të numrërojnë firmat nga degët e PD në rrethe dhe Tiranë për të saktësuar hamendjet rreth nunrit të tyre. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/