Mësohen detaje të tjera në lidhje me pastrimin e parave nga ana e Rezart Tacit përmes miqve të tij të besuar në Tiranë.
Në skemë ishin përfshirë sipërmarrës italianë me lidhje me Cosa Nostra, ish-bosi i naftës Rezart Taçi, ndërsa është sekuestruar shuma prej 18 milionë euro.
Dy njerëzit e besuar të Taçit në Tiranë, Bledar Lilo i cili ishte truproja e tij dhe Artur Balla, kunati i Taçit.
Grupi drejtohej nga sipërmarrësit Francesco Zummo, shtetasi I.Z. në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C dhe Rezart Taçit.
Zumo, 90 vjeç konsiderohet sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane Cosa Nostra qysh në kohën e Totto Riinas e Bernardo Provenzanos e i akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.
“Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera“ thuhet në njoftimin e SPAK. Pjesë e kësaj skeme janë edhe 2 shtetas italianë, 1 zviceran. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/